Klan Kosova shpall konkurs pune këto pozita :

Si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Klan Kosova fton kandidatë të

aplikojnë për vendin e punës si:

Monitorues i kamerave ( 4 vende )

Pershkrimi i detyrave:

  • Monitoron kamerat e sigurisë si dhe raporton problematikat e ndryshme gjatë dites.
  • Zbaton cdo ditë procedurat e sigurisë si dhe shikon funksionimin e sistemeve elektronike te mbrojtjes.
  • Bashkëpunon dhe koordinon punen me policinë e shtetit dhe zjarrëfiksat kur është e nevojshme.
  • Bënë detyra të tjera ne lidhje me sigurinë dhe mbarëvajtjen e punës.
  • Harton raporte ditore tek menaxheri i sigurisë.
  • Mirëmbane dhe kujdeset për pajisjet elektronike ku ai punon.

Kërkesat për këtë pozitë:

  1. Letërnjoftimin (kopje)
  2. Diplomen e shkollës së mesme (kopje)
  3. Vërtetimin nga Policia për verifikimin e të kaluares kriminale
  4. Vërtetimin nga Gjykata
  5. Çertifikaten Mjeksore
  6. Referenca të ndryshme të punëve të më hershme.

Aftësite e domosdoshme:

  • Aftësi të mira komunikimi, raportimi dhe qasje në punë.
  • Person dinamik dhe energjik.
  • Disponueshmëri për të punuar me turne,jashtë orarit të punes si dhe ne fundjavë.
  • Të ketë disiplin të lartë dhe korrektësi në punë .
  • Aftësi vezhgimi dhe orientimi ndaj detajeve.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: security@devollicorporation.com  apo pranë zyreve tona (ish Fabrika e Amortizatorëve – Zona industriale , Prishtinë).

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 16 Tetor 2020 deri me 30 Tetor 2020.

Tagged as: klan kosova, media, Monitorues i kamerave, prishtine

Tags :