Ndihmës Kontabilist – Oferta Pune
  • Afam Group
    • Të dhënat e kompanisë
    • Afam Group
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Adresa kryesore
      Blv. Bill Klinton, Blloku 9, LL-C No.6
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      +381 (0)38 74 85 74
  • Pozita: Ndihmës Kontabilist

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    Vend i lirë pune për:
    • Ndihmës Kontabilist/ Assistant Accountant

    Detyrat

    • Ndihmës kontabilisti do të kontriboj në zbatimin e detyrave të caktuara nga udhëheqësi i ekipit sipas procedurave dhe politikave të brendshme të Kompanisë, si dhe duke u bazuar në praktikat më të mira të kryerjes së punës. Ky rol do të kërkoj shfrytëzim të madh të njohurive kontabël, menaxhim të mirë të kohës, përshtatje të shpejtë në ambientet e reja të punës dhe zgjidhje efektive të problemeve që sigurojnë sukses.
    •  Kalkulimi dhe përgatitja e listës së pagave, kontrollimi i saj me shënimet mbështetëse kontabël
    • Përgatitja e librave tregtar, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rendësi tek udhëheqësi i ekipit
    • Kalkulimi dhe përgatitja e deklarimeve për qira, interes, dhe tatime tjera direkte. Infomimi i udhëheqësit të ekipit në lidhje me qështjet me rendësi
    • Rishikimi i transaksioneve kontabël, performimi i korrigjimeve sipas instruksioneve të dhëna
    • Kontakti me stafin e brendshëm të klientëve për sqarimin e situatave të ndryshme që kanë të bëjnë me kryrjen e përgjegjësive të Kompanisë
    • Krijimin e raporteve të ndryshme sipas kërkesës së udhëheqësit të ekipit
    • Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit
    • Mbështetje në punët administrative
    • Të ndihmoj në punë dhe projekte specifike


    Kualifikimet

    Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:
    • Diploma Bachelor (Financa & Kontabilitet)
    • SCAAK – në vijim e sipër
    • Njohja e gjuhës angleze (dëshmitë e ofruara do jenë përparësi)
    • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant Excel, Word, Power Point etj (dëshmit e ofruara do jenë përpaësi)
    • Njohuri të mira në punën me softwerët kontabël (dëshmit e ofruara do jenë përpaësi)
    • Njohuri të mira mbi ligjet e taksave dhe procedurave tatimore në Kosovë
    • I fokusuar në detaje, me gatishmëri të shprehur për vetiniciativë dhe për të marrë përgjegjësi
    • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës
    • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit
    • Aftësi efektive të zgjidhjes së problemeve
    • Aftësi për të punuar vetëm dhe në ambientet e punës në grup
    • Aftësi të mira të prezentimit të kompanisë tek klientët

    • Të jetë i besueshëm dhe i drejtë
    • Të jetë i respektueshëm dhe i sjellshëm
    • Të jetë fleksibil
    • Të ketë kulturë dhe qasje të mirë ndaj personave me të cilët punon


    Tjera


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: portal pune