NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe
programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.
Pozicioni: Saldues dhe Agjystator
Departamenti: Mirëmbajtje
Kohëzgjatja e Kontrates: 2 Muaj
Lokacioni: Drenas, Kosovë
Përmbledhja e Pozicionit:
Është përgjigjës për kryerje profesionale sipas rregullave dhe standardeve të saldimit në aspektin e kualitetit, realizimit sa më efektiv të orarit të punës, për zbatimin e urdhëresave dhe akteve normative që kanë të bëjnë me sigurinë në punë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është i obliguar që t`i kryej punët në kohë dhe kualitet të lartë në përputhje me rregullat dhe udhëzimet në lëmin e teknologjisë së saldimit
  • Vlerëson pajisjet, strukturat, materialet dhe specifikimet e punës për pozicionet dhe metodat e duhura të saldimit
  • Bën kontrollim të rregullt të paisjeve makinerike sipas planit të aprovuar nga Udhëheqësi
  • Vendos dhe operon një shumëllojshmëri të pajisjeve të saldimit
  • Planifikon punën, sekuencat e operacioneve të saldimit, ndjek vizatimet dhe skicat
  • Monitoron cilësinë e punës në të gjitha fazat e saldimit, duke bërë kontrolle dimensionale dhe vizuale dhe duke bërë teste
  • Gjatë realizimit të punëve duhet të kujdeset për sigurimin e vendit të punës, të jetë i përgatitur me mjete dhe vegla të punës ashtu që puna të kryhet me sukses në çdo aspekt
  • Sipas nevojes kryen edhe detyra tjera shtesë sipas kërkesës së udhëheqësit

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diploma e shkollës së mesme ose kualifikimi ekuivalent
  • Çertifikatë e vlefshme për saldim nga një institucion i akredituar
  • Përvojë minimale 2 vjeçare
  • Njohuri të shkëlqyera për makinat e saldimit
  • Aftësia për të lexuar dhe interpretuar skemat përkatëse
  • Vëmendje e jashtëzakonshme ndaj detajeve.

Kushtet e punës:
NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 10/06/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Saldues dhe Axhystator

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

, ,