Serviser – Oferta Pune
  • Eppc Kosovo
  • Pozita: Serviser

    Data e skadimit
    2 jave
  • Pershkrimi i punes

    • Eppc Kosovo kërkon një Serviser për klientin e saj, një kompani udhëheqëse e cila operon në sektorin e inxhinierisë projektuese dhe ofron produkte të ndryshme dhe vegla të punës me shumicë.

    Detyrat

    • Operon me pajisjet e caktuara në një mënyrë të sigurt dhe efektive;
    • Bën mirëmbajtjen e produkteve dhe veglave të punës sipas kërkesës së klientit;
    • Riparimi dhe/ose zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara në pajisje;
    • Asiston ekipin e servisimit duke siguruar përgjigje të shpejtë për të gjitha dëmet e pajisjeve;
    • Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me Supervizorin e tij.


    Kualifikimet

    • Diplomë universitare (përbën avantazh);
    • Eksperiencë të ngjashme në riparimin/servisimin e veglave të punës;
    • Njohja e pajisjeve të kopshteve dhe veglave tjera të punës;
    • Të jetë person energjik, ambicioz dhe i/e disiplinuar në punë;
    • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me ekip;
    • Aftësi e të mësuarit gjërat shpejt.


    Tjera

    • Pozicioni:                 Serviser;
    • Vendndodhja:          Prishtinë;
    • Orari:                        40 orë;
    • Kontrata:                  Sipas Ligjit të Punës;
    • Aplikimet mbyllen:  02.09.2018.

    Si të aplikoni:

    • Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin ‘Serviser‘ në subject në adresën e e-mail-it: [email protected]
    • Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: portal pune