Shitëse – Oferta Pune
  • Waw Sh.p.k
    • Të dhënat e kompanisë
    • Waw Sh.p.k
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
  • Pozita: Shitëse

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • Vend i lirë pune për:
    • Shitëse në dyqanin qendor Waw
    • WAW - Struktura më moderne në Kosove, e projektuar dhe e kuruar në çdo detaj për shitje te kozmetikes BIO ne nivel makro dhe mikro. Kjo kompani ofron produkte te cilat kane ne vemendje jo vetem bukurine por dhe shendetin e lekures.
    • Perfaqesues ekskluziv i kater patentave me te medha si SOSTAR, BEAUTY LINE, POMSTAR etj. Largpamësia e menaxhimit dhe stafi ynë i dedikuar janë arsyeja e suksesit tonë.

    Detyrat

    Zgjohesh në mëngjes me buzëqeshje dhe plot energji? A te vjen natyrshëm të jesh pozitiv si njeri dhe njëkohësisht shumë origjinal në stilin tënd? Atëherë ti je WAW, dhe mund të jesh pjesë e skuadrës tonë, e cila do të sjellë cmendurinë më unike, por në një version original dhe te ftojme te jesh pjese e ekipit tone!

    1. Garanton reklamimin e të gjithë produkteve te klientët, prezantimin e tyre bindës me aktivitetet ekspozuese dhe përfitimet që rrjedhin nga perdorimi i tyre.
    2. Ndjek dhe garanton plotësimin e të gjithë tabelave te shitjeve ditore si dhe raportimin e tyre sipas kushteve te kompanise.
    3. Sistemon organizon dhe perfeksion cdo dite pamjen e dyqanit qendror ne menyre qe produktet te ekspozohen ne menyren me te mire te mundshme.
    4. Miremban stokun e dyqanit dhe numeron produktet sipas diteve te paracaktuara nga kompania.
    5. Ndjek lëvizjet e klienteve i raporton ato menjëherë me qëllim që të kthehen në veprime të kompanisë të cilat cojnë në ruajtjen dhe zgjerimin e Klientelës.
    6. Garanton ruajtjen dhe arshivimin e duhur të dokumentacionit për çdo punë të kryer si dhe raportet ditore apo mujore.


    Kualifikimet

    • Përvojë të mëparshme në pozicion shitjesh dhe te jete e komunikueshme.
    • Aftësi kompjuterike me përvojë të mëparshme.
    • Aftësi të forta në komunikim, bindje dhe shitje.
    • Nivel i larte i aglishtes (ne te folur dhe ne te shkruar) gjuha e dyte perben prioritet.
    • Jo detyrimisht te kete mbaruar shkollen e larte, ne besojme qe komunikimi pozitiv dhe shitja jane virtyte te lindura.
    • Komode dhe fleksibel ne orare, pasi puna do te jete e organizuar ne dy turne. Paradite dhe mbasdite.


    Tjera

    • Te gjithe te interesuarit te na tregojne cfare i motivon te marrin pjese ne kete intership dhe te na dergojne CV prezantuese ne adresen: [email protected]


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: portal pune
Share This

Share This

Share this post with your friends!

Share this

Share this post with your friends!