Shkrimtar/e i/e Stafit – Oferta Pune
  • KOSOVO 2.0
  • Pozita: Shkrimtar/e i/e Stafit

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • Kosovo 2.0 është duke kërkuar një person të ri t'iu bashkuar ekipit tonë të talentuar si shkrimtar/e i/e stafit me orar të plotë në Prishtinë. Kjo është mundësi shumë e mirë për gazetarë që duan të jenë pjesë e nivelit më të zhvilluar dhe progresiv të gazetarisë në Kosovë. Duhet të keni interesim të veçantë në politikë dhe çështje aktuale, por gjithashtu të jeni të aftë të shkruani për çështje kulturore e sociale.
    • Publikimi jonë po e feston vitin e pestë në internet dhe tani do të botojmë edicionin e nëntë të revistës sonë në shtyp. Me sukses të vazhdueshëm dhe mbulim të zgjeruar përgjatë Ballkanit Perendimor, Kosovo 2.0 është gati të rris numrin e stafit, në mënyrë që t'i ofrojmë audiencës edhe më shumë përmbajtje magjepsëse e të guximshme.

    Detyrat

    • Prodhimi i raporteve javore dhe artikujve për faqe të internetit, veçanërisht në lidhje me çështje politike dhe sociale, por edhe kulturore e të tjera.
    • Gjithashtu, shkrimi i artikujve për revistën e shtypit dhe kontributi në procesin e publikimit.


    Kualifikimet

    • Po kërkojmë të punësojmë një shkrimtar/e të stafit (me orar të plotë - 40 orë në javë) që shqipen e ka gjuhë amtare dhe është i/e rrjedhshëm/me në gjuhën angleze.
    • Aplikantët duhet të jenë të aftë që të shkruajnë në mënyrë koncize, te saktë dhe interesante, duke i respektuar afatet redaksionale në mënyrë të vazhdueshme.
    • Një bazë arsimore ose profesionale në gazetari, komunikim ose politikë sigurisht se do t'iu jep përparësi.
    • Duhet të jeni miqësor, profesional dhe vet-motivues.
    • Nuk do të jetë gjithmonë dikush që do t'iu ngarkojë me punë; pjesë e përgjegjësive të juaja do të jetë kërkimi i ideve për artikuj, pra duhet të jeni person që pëlqen këtë nivel të pavarësisë profesionale.


    Tjera

    • Pra, nëse keni dëshirë të ndjeni entuziazmin e punës për një publikim që nxit bisedë kombëtare, dërgoni email në [email protected] përfshirë:
    1. CV
    2. Dy shembuj të shkrimeve të juaja
    3. Një shkrim të shkurtër ku shpjegoni pse mendoni se jeni të përshtatshëm për këtë rol
    • Kushtet: 40 Orë Në Javë
    • Vendi: Zyra e Kosovo 2.0 në Prishtinë


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: kosova job media sherbime shkrimtare
  • Skenderaj
    Orar i plotë
    1 jave
  • Prishtina
    Orar i plotë
    2 jave
  • 3512
    Prishtina
    Orar i plotë
    4 dite
  • 3207
    Prishtina
    Orar i plotë
    7 dite
  • 738
    Prishtina
    Orar i plotë
    1 jave
  • >
  • 738
    Prishtina
    Orar i plotë
    1 jave
  • Tirana
    Orar i plotë
    2 jave
  • 1792
    Prishtina
    Orar i plotë
    2 jave
  • Prishtina
    Orar i plotë
    4 jave
  • Prishtina
    Orar i plotë
    2 jave
  • >
  • 2500
    Prishtina
    Orar i plotë
    5 dite
  • Prishtina
    Orar i plotë
    1 muaj
  • Prishtina
    Orar i plotë
    1 muaj
  • Prishtina
    Orar i plotë
    6 dite
  • Prishtina
    Orar i plotë
    2 jave