Specialist i Bazave të të dhënave – Oferta Pune
  • TEB
    • Të dhënat e kompanisë
    • TEB
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Adresa kryesore
      Rr. Agim Ramadani, Nr. 15, 10000 Prishtinë
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      +381 (0) 38 230 123
  • Pozita: Specialist i Bazave të të dhënave

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
    •  TEB tani po kërkon kandidatë të  kualifikuar për pozitën Specialist i Bazave të të dhënave dhe UNIX sistemeve për Zyrën Qendrore në Prishtinë
     

    Detyrat

    •  Instalimi dhe sigurimi që software-i i bazave të të dhënave të funksionojë i sigurtë, koordinimi dhe implementimi i çdo update-i dhe upgrade-i nëbazat e të dhënave, monitorimi i rregullt i performansës së bazave të të dhënave, implementimi i operacioneve te transferit te bazave të të dhënave.
    • Planifikimi dhe implementimi i bartjes së log file-ave, replikimit dhe kontrollit të bazave të të dhënave për korruptim të të dhënave
    • Përgatitja e dokumentacionit të implementimeve, konfigurimit, backup-ave, restore-ave dhe sistemeve relevante.
    • Monitorimi i sistemeve të bazave të të dhënave, log file-ave, error-ave, detyrave të programuara.
    • Përmirësimi i performansës së bazave të të dhënave
    • Definimi dhe modifikimi i kompetencave në software-in e bazave të të dhënave.
    • Implementimi i UNIX sistemeve dhe përcjellja e konfigurimeve të sistemit, instalimi i UNIX software-it, monitorimi i shfrytëzimit të resurseve tëUNIX sistemeve dhe evitimi i problemeve, planifikimi i kapaciteteve të sistemeve, mirëmbajtja dhe aplikimi i patch-ave.
    • Definimi dhe modifikimi i shfrytëzuesve në UNIX, krijimi, ndërrimi dhe dërgimi i fjalëkalimeve të shfrytëzuesve.
    • Krijimi, kontrollimi, ruajtja dhe restore-i backup-ave të UNIX sistemeve.
    •  Shkrimi dhe menaxhimi i programeve të sistemeve.
    • Detyra të tjera në lidhje me punën sipas kërkesës së mbikëqyrësit/menaxherit të tij/saj.

     


    Kualifikimet

    • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe shkruar. Se paku niveli Bachelor në universitetet relevante
    • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe shkruar.
    • Minimum tri (3) vjet përvojë në fushën e teknologjisë informative (TI) dhe bazat e të dhënave Oracle dhe MSSQL, preferohet në sektorin bankar 
    • Të menduarit analitik dhe vlerësimi efektiv i rezultateve.
    • Të menduarit analitik dhe vlerësimi efektiv i rezultateve.
    •  Shkathtësi në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët e brendshëm dhe të jashtëm
    • Shkathtësi komunikimi
    •  Aftësi lidershipi
    • Aftësi për vendimmarrje të shpejta
    • Aftësi koordinimi dhe drejtimi
    • Parashikimi i dhe vlerësimi i riskut
    •  Aftësi për menaxhim të kohës dhe planifikim
    • Aftësi të të shprehurit verbal dhe me shkrim
    •  Aftësi për të punuar në ekip
    •  Aftësi për të fituar rezultate në projekte
    •  Aftësi për të punuar nën presion
    • Njohje e avancuar e programimit të bazave të të dhënave (Oracle, SQL, PL/SQL, TSQL)
    •  Njohje e mirë e skriptimit në UNIX
    •  Njohje e sistemeve operative
    •  Njohje e përgjithshme e hardwerit
    •  Njohje e MS Office


    Tjera

    • Aplikimi duhet të bëhet online në adresën elektronike www.teb-kos.com dhe dokumentet tjera përcjellëse: letërnjoftimi i Kosovës, CV e detajuar, letër motivimi, diplomat (që vërtetojnë kualifikimet) dhe referencat nga punëdhënësit e mëparshëm, dërgohen në e-mail adresën: [email protected] prej datës 13.08.2015 deri 20.08.2015. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: Banka Ekonomi kosova job