Specialist i shitjes dhe mbledhjes së kredive – Oferta Pune
  • Eppc Kosovo
  • Pozita: Specialist i shitjes dhe mbledhjes së kredive

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • Eppc kërkon një Specialist të shitjes dhe mbledhjes së kredive për klientin e saj, i cili është një nga institucionet kredidhënëse  që ofron shërbime financiare më të shpejta dhe të përshtatshme në treg.
    • Pozicioni: Specialist i shitjes dhe mbledhjes së kredive;
    • Vendndodhja: Prishtinë;
    • Orari: 40 orë në javë;
    • Kontrata: Sipas Ligjit të Punës;
    • Aplikimet mbyllen: 26.03.2018.

    Detyrat

    • Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientët nëpërmjet telefonit;
    • Ofron konsulencë financiare dhe shërbim cilësor për klientët;
    • Negocion afatet e pagesave dhe planifikon realizimin e tyre;
    • Zhvillon plane specifike të bazuara mbi marrëdhënien e besimit me debitorët kur është e mundur për
    • të shmangur krijimin e detyrimeve në të ardhmen;
    • Trajton pyetje dhe/ose ankesa duke hetuar dhe zgjidhur problemet;
    • Analizon kapacitetet ripaguese të klientit duke realizuar një plan pagese sipas udhëzimeve dhe politikave të institucionit;
    • Kontakton dhe menaxhon në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
    • Identifikon mundësitë për të përmirësuar dhe/ose në ofrimin e shërbimeve në vazhdimësi.


    Kualifikimet

    • Diplomë Universitare (E preferuar në Financa, Menaxhment, Ekonomi ose të ngjashme);
    • Eksperiencë pune së paku dy (2) vite në sistemin bankar, përbën avantazh në sektorin e kredive dhe/ose mbldhjen e kredive;
    • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe aftësi negociuse;
    • Të jetë konfident, fleksibël, entuziast dhe të ketë aftësi analitike;
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
    • Njohuri të avancuar të paketës Microsoft Office.


    Tjera

    • Si të aplikoni:
    • Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: [email protected]
    • Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: njoftim pune