Specialist I Teknologjisë Informative – Oferta Pune
  • Moneta
    • Të dhënat e kompanisë
    • Moneta
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      +381 38 602 102
  • Pozita: Specialist I Teknologjisë Informative

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • Moneta është institucion financiar jo-bankar, i specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.
    • Me qëllim të avancimit të veprimtarisë, Moneta tani është duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:
    • Specialist i Teknologjisë Informative

    Detyrat

    • Mirëmbajtja e infrastrukturës së TI-së;
    • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e aplikacioneve bazë të shërbimeve të Moneta-s;
    • Ofrimi i shërbimit të ndihmës lidhur me TI (helpdesk);
    • Përpilimi i raporteve dhe analizave operacionale;
    • Menaxhimi i thirrjeve telefonike;
    • Rekonsilimi i raporteve operacionale;
    • Përpilimi dhe përditësimi i procedurave të mbështetjes operacionale;
    • Menaxhimi me serverët e kompanisë.


    Kualifikimet

    • Diplomë universitare në shkenca kompjuterike, inxhinieri apo në fusha tjera të ngjashme;
    • Përvojë pune mbi 2 vjeçare në teknologji informative (e preferueshme përvoja në HelpDesk dhe menaxhim me Sisteme Operative Windows);
    • Certifikime në fusha të TI-së do të ishin përparësi;
    • Përvoja me web zhvillim do të ishte përparësi;
    • Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
    • Shkathtësi organizative dhe analitike.


    Tjera

    • Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë përmes sistemit elektronik të rekrutimit në www.monetaks.com. Së bashku me Aplikacionin, ju lutem bashkëngjitni CV-në dhe letrën motivuese, në PDF.
    • Afati për aplikim do të jetë deri më datën 29 korrik 2018. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
    • Aplikimet e pakompletuara dhe të pranuara me vonesë, nuk do të merren parasysh.
    • Aplikoni këtu: http://www.monetaks.com/?p=985


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: kosova job