Udhëheqës i zhvillimit të rrjetit të agjentëve – Oferta Pune
  • Moneta
    • Të dhënat e kompanisë
    • Moneta
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      +381 38 602 102
  • Pozita: Udhëheqës i zhvillimit të rrjetit të agjentëve

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • Moneta është institucion financiar jo-bankar, i specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.
    • Me qëllim të avancimit të veprimtarisë, Moneta tani është duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:
    • Udhëheqës i zhvillimit të rrjetit të agjentëve

    Detyrat

    • Menaxhon aktivitetet ditore të departamentit të zhvillimit të rrjetit të agjentëve;
    • Planifikon, organizon, kontrollon, impelmenton dhe vlerëson të gjitha operacionet që ndërlidhen me departamentin e zhvillimit të rrjetit të agjentëve;
    • Zhvillon politikat dhe procedurat për mbarëvajtje të departamentit të zhvillimit të rrjetit të agjentëve;
    • Propozon planet dhe objektivat mujore dhe vjetore të rrjetit të agjentëve;
    • Menaxhon mirëmbajtjen e agjentëve;
    • Përgatit strategjinë vjetore dhe buxhetin e departamentit të rrjetit të agjentëve, etj.


    Kualifikimet

    • Diplomë universitare në ekonomi, administrim biznesi apo në fusha të ngjashme;
    • Përvojë pune minimum 3 vite në zhvillim biznesi, shitje, zhvillim rrjeti ose të ngjashme;
    • Shkathtësi të shkëlqyera negociimi;
    • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
    • Njohja e gjuhës serbe do të ishte përparësi;
    • Patentë shoferi (Kategoria B).


    Tjera

    • Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë përmes sistemit elektronik të rekrutimit në www.monetaks.com. Së bashku me Aplikacionin, ju lutem bashkëngjitni CV-në dhe letrën motivuese, në PDF.
    •  Afati për aplikim do të jetë deri më datën 23 shtator 2018. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
    • Aplikimet e pakompletuara dhe të pranuara me vonesë, nuk do të merren parasysh.
    • Aplikoni këtu: http://www.monetaks.com/?p=985


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: portal pune