ACN – Shtëpia e Efiçiencës

Kompania ACN NTP, me seli ne Fushë Kosovë, e specializuar në shitje dhe instalim të paisjeve për klimatizim-ventilim dhe ndriçim, përfaqsues ekskluzivpër brendet MIDEA dhe V-TAC , kërkon:

  • Agjent I Shitjes
  • Shites Ambulantiv
  • Monter Instalues I sistemeve te klimatzimit dhe Ventilimit.

Pozita :     

  • Shites Ambulantiv

Përgjegjësitë kryesore:

  • Te kete pervoj pune si Agjent Tregtar
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
  • Zbaton planin e parashikuar të shitjes
  • Analizon prezencën e produkteve në treg
  • Përcjell konkurrencën në treg
  • Prezanton risitë dhe qëndrimet e kompanisë
  • Te jetë I përgjegjshem në orar të punës
  • Raporton në baza ditore menaxhmentit të lartë
  • Të asistoj kolegët në punë ( showroom )
  • Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave te caktuara të shitjes

Kualifikimet:

  • Të jetë pozitiv dhe I motivuar për punë,
  • Të ketë patentë shoferin kat. B
  • Njohuria e gjuhës Angleze apo Serbo-Kroate është perparësi,
  • Përvojë pune së paku një vit në shitje,
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
  • Të jetë fleksibil dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
  • Mosha : 20 deri 35 vjet
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibilitet

Pozita :

Instalues i sistemeve klimatizuese, ngrohjes qendrore dhe sistemeve ventiluese

Vende te Lira : 5

Detyrat:

  • Të ketë përvojë në montimin e paisjeve për ngrohje-ftohje-ventilim e klimatizim
  • Të jetë I aftë për organizimin e punës në teren,
  • Të asistoj në montimin të produkteve kur është nevoja.

Kualifikimet:

  • Të jetë pozitiv dhe I motivuar për punë,
  • Të jetë I aftë për punë të pavarur dhe ekipore,
  • Të ketë experience pune në teren,
  • Aftësi për te punuar nën presion dhe me orar fleksibil
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi
  • Mosha : 20 deri 35 vjet
  • Të posedoj patent shofer (B)

Depoist – Ndihmes Depoisti

Përgjegjësitë kryesore:

Bënë pranimin e mallit nga depo qëndrore, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas udhëzimeve të brendit
Mallin e pranuar/shkarkuar, e kontrollon nga sasia, cilësia, dëmtimi i mallit dhe informon Menaxherin në rast të ndonjë parregullësie
Skenon barkodet e produkteve dhe i teston a janë në sistem, nëse nuk janë është i obliguar të njoftojë menaxhmentin që të bëhen përmirësimet e duhura dhe të mos e pranojë atë mall, në të kundërtën jep përgjegjësi për pranim

Përgjegjës për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standarteve të përcaktuara, njëkohësisht i përmbahet rregullores së sigurisë në depo

Pas pranimit të mallit bënë seleksionimin e mallit për ekspozim në dyqan dhe mallit që do të vendoset në depo

Bënë përgatitjen e mallit për ekspozim në dyqan , skenohet në sistem, çmimi, deklaracioni, etj., në rast nevoje në sasi të mëdha të mallit ndihmohet nga punëtorët

Ngarkon përkatësisht vendos mallin në hapësirat/raftet e duhura në depo sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo makineri adekuate

Gjatë orarit të punës, nuk lejohet lirimi/shkarkimi i mallit nga depo në dyqan pa praninë tuaj,pra cdo lëvizje e mallit bëhet nga ana juaj

Mbanë dhe jep përgjegjësi për mallin e pranuar në depo dhe mallin e liruar/shkarkuar nga depo (malli që dërgohet në dyqan)

Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt

Përshkrimi i punës dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Diplomë e shkollës fillore, preferohet shkolla e mesme
  • Njohuri të gjuhës angleze, MS Office, njohuri në programe të shitjes
  • Shkathtësi numerike, Shkathtësi komunikuese, energjik, pro aktiv
  • Leja e vozitjes: kategoria B, C1 – preferohet
  • Aftësi fizike, të jetë i fuqishëm
  • Shkathtësi të punës në grup
  • I kujdesshëm ndaj detajeve

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV me Foto dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: gj@acn-ks.com, si dhete ceket pozita e aplikimit.

Në intervisë do të ftohen vetëm kandidatët të cilet plotesojn kushtet e zgjedhur nga Komisioni për pranim ,

Ju mirëpresim “ ACN “

Tagged as: ACN-Shtëpia-e-Efiçiencës, Prishtinë

Tags :