Zv.drejtor – Teknik – Oferta Pune
  • Afam Group
    • Të dhënat e kompanisë
    • Afam Group
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Adresa kryesore
      Blv. Bill Klinton, Blloku 9, LL-C No.6
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      +381 (0)38 74 85 74
  • Pozita: Zv.drejtor – Teknik

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • "AFAM Group Shpk" në vazhdën e bashkëpunimit në ofrimin e shërbimeve të rekrutimit për stafin profesional të kompanive me të cilat bashkëpunon, shpall të hapur pozitën e Zv.Drejtor - Teknik për një nga kompanitë lidere që operojnë në Kosovë.
    • Pozita: Zv.Drejtor - Teknik

    Detyrat

    • Zv.Drejtor - Teknik do të zbatoj detyrat të caktuara nga pronarët sipas procedurave dhe politikave të brendshme të kompanisë, si dhe duke u bazuar në praktikat më të mira të kryerjes së punës. Ky rol do të kërkoj shfrytëzim të madh të njohurive menaxhuese si menaxhim të mirë të kohës, përshtatje të shpejtë në ambientet e reja të punës dhe zgjidhje efektive të problemeve që sigurojnë sukses.

    Përgjegjësitë direkte:
    • Përgjegjës për njohjen e produkteve të kompanisë në aspektin profesional dhe hulumtimi lidhur me përsosjen në ofrimin e shërbimeve për klientë përmes zgjidhjes së problmeve profesionale për klientët
    • Mirëpritja dhe informimi profesional lidhur me produkte ndaj klientëve
    • Rritja e efikasitetit të punës në fushën e ofertimit të produkteve dhe rritja e prezencës së kompanisë në treg
    • Menaxhimi direkt i punishteve dhe raportim lidhur me arritjen e afateve kohore drejt drejtorit teknik.
    • Identifikimi i shkaktarëve teknik që shkaktojn ngecje në zhvillimin e kompanisë, eliminimi i tyre dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i kompanisë në çdo aspekt e sidomos atë teknik
    • Raportimi në afate të përcaktuara kohore ndaj ekekutivit
    • Përgjegjës për organizimin e punës brenda punishtes dhe mbajtja e punëtorëve nën kontrollë
    • Komunikimi i vazhdueshëm me punëtorë dhe zgjidhja e problemeve të tyre
    • Mos shkaktimi i borxheve të panevojshme teknike për kompaninë dhe kujdesi që të mos ulet autoriteti i kompanisë karshi furnitorëve dhe klientëve
    • Ulja e shpenzimeve të ndërmarjes në optimumin e tyre dhe rritja e efikasitetit dhe produktivitetit në teren
    • Menaxhimi i grupeve punuese me mledhje ditore me përgjegjësit e punishteve, raportimi në baza ditore për punët dhe komunikim i vazhdueshëm me udhëheqësit e punishteve
    • Përgjegjës për logjistikën e punishteve pra: Mbajtja e evidencës për punëtorë, vetura, vegla etj.
    • Menaxhimi i fletëgarancioneve për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm
    • Verfikimi dhe kontrollimi i stoqeve nëpër punishte dhe raportim lidhur me problemet në menaxhimin e tyre
    • Menaxhimi i situacioneve për mjetet e kompanisë dhe respektimi i linjave buxhetore të përcaktuara nga ekzekutivi për secilën punishte.
    • Mbajtja e evidencës të puntorëve dhe manaxhimi i orareve shtesë - mungesave, llogarritja e pagave, kontrollimi i uniformave të puntorëve dhe qështjeve tjera që lidhen me të.
    • Mbajtja e evidencës për përformancën e puntorëve dhe raportimi për to.
    • Detyra tjera teknike


    Kualifikimet

    • Diplomë universitare në Fakultetin Teknik - Inxhinier i makinerise - dega termoteknika
    • Eksperiencë e punës e dëshmuar mbi 3 vite në pozitën e hapur dhe fusha të tjera të ngjajshme
    • Njohja e "Auto Cad"-it (dëshmitë e ofruara do jenë përparësi)
    • Njohja e Gjuhës Angleze (dëshmitë e ofruara do jenë përparësi)
    • Patent shoferi – Kategoria B
    • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant në programin e Microsoft Office (Excel, Word, Power Point etj.) dëshmitë e ofruara do jenë përpaësi
    • Aftësi në marrje të vendimeve dhe zgjidhje të problemeve
    • I fokusuar në detaje, me gatishmëri të shprehur për vetiniciativë dhe për të marrë përgjegjësi
    • Njohuri të mira të programeve kompjuterike dhe të qenurit person analitik
    • Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi me kohën
    • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit
    • Aftësi efektive të zgjidhjes së problemeve dhe aftësi për mësim të shpejtë
    • Aftësi për të punuar vetëm dhe në ambientet e punës në grup
    • Aftësi të mira të prezentimit të kompanisë tek klientët

    • Cilësi personale:

    • Të jetë i besueshëm, i drejtë dhe person me integritet të lartë
    • Të jetë i respektueshëm dhe i sjellshëm
    • Të jetë fleksibil në orar
    • Të ketë kulturë dhe qasje të mirë ndaj personave me të cilët punon
    • Aftësi të mira dhe serioze të komunikimit me klientët
    • Aftësi për punë nën presion dhe ndonjëherë me orar të zgjatur
    • Posedimi i lejës së vozitjes
    • Shëndet i mirë psikik dhe fizik


    Tjera

    • Kandidatët që kanë përvojë pune në kompani të ngjashme kanë përparësi.
    • Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: [email protected] jo më shumë se një herë dhe gjithashtu tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkuroni.
    • Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 19/11/2016.
    • CV-të e pranuara pas kësaj date nuk do të mirren në konsiderat.
    • Vetëm përsonat të cilët do të përzgjedhen për testim do të kontaktohen.


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: oferta pune
  • Prishtina
    Orar i plotë
    6 dite
  • Prishtina
    Orar i plotë
    1 jave
  • Prishtina
    Orar i plotë
    4 dite
  • 1330
    Orar i plotë
    Kosovë
    3 jave
  • 627
    Prishtina
    Orar i plotë
    2 jave
  • >
  • 627
    Prishtina
    Orar i plotë
    2 jave
  • 627
    Vushtrri
    Orar i plotë
    2 jave
  • 1183
    Prishtina
    Orar i plotë
    2 jave
  • Prishtina
    Orar i plotë
    2 jave
  • 577
    Prishtina
    Orar i plotë
    4 dite
  • >
  • Prizren
    Orar i plotë
    6 dite
  • 16064
    Orar i plotë
    Fushe Kosove
    1 dite
  • 738
    Prishtina
    Orar i plotë
    2 dite
  • 2939
    Prishtina
    Orar i plotë
    1 jave
  • 738
    Prishtina
    Orar i plotë
    2 jave