Zyrtar në Departamentin e Marketingut – Oferta Pune
  • Moneta
    • Të dhënat e kompanisë
    • Moneta
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      +381 38 602 102
  • Pozita: Zyrtar në Departamentin e Marketingut

    Data e skadimit
    3 dite
  • Pershkrimi i punes

    • Zyrtar në Departamentin e Marketingut (f/m)

    Detyrat

    - Ndihmon në planifikimin e planit vjetor të marketingut;
    - Parapërgatit komunikatat për mediat e shkruara dhe për web faqe;
    - Është përgjegjës për mirëmbajtjen e web faqes zyrtare të Korporatës, duke përfshirë përditësimin e përmbajtjes, paraqitjen vizuale, shtimin e faqeve të reja, etj.;
    - Përkujdeset për të gjitha llojet e reklamave ndriçuese të vendosura tek çdo agjent;
    - Ndihmon në përzgjedhjen, porositjen dhe shpërndarjen e materialeve promovuese në përgjithësi;
    - Përkujdeset rreth materialeve të zyrës si: vizitkarta, memorandume, dosje, pliko etj. të cilat kanë karakter promovues për korporatën;
    - Planifikon dhe menaxhon marketingun direkt;
    - Hulumton tregun për përzgjedhjen e furnitorëve për materiale të marketingut si dhe vlerëson ofertat e tyre;
    - Bashkëpunon dhe kontrollon cilësinë e punëve të kryera nga kompanitë e kontraktuara të marketingut;
    - Realizon dhe mbikëqyrë eventet e rëndësishme;
    - Krijon kampanja marketingu për oferta specifike;
    - Menaxhon marketingun në mediat sociale.


    Kualifikimet

    - Diplomë universitare në Marketing, Dizajn apo fusha tjera relevante;
    - Përvojë pune 2 vjeçare në fushën e Marketingut;
    - Shkathtësi të larta në përdorimin e MS Office;
    - Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
    - Aftësi të larta organizative, analitike dhe kreative.


    Tjera

    • Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë përmes sistemit elektronik të rekrutimit në www.monetaks.com. Së bashku me Aplikacionin, ju lutem bashkëngjitni CV-në dhe letrën motivuese.
    • Afati për aplikim do të jetë deri më datën 22 tetor 2017. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
    • Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren parasysh.
    • Aplikoni këtu: http://www.monetaks.com/?p=985


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: kosova job
Share This

Share This

Share this post with your friends!

Share this

Share this post with your friends!