Zyrtar për Burime Njerëzore – Oferta Pune
  • Kreditimi Rural i Kosovës
  • Pozita: Zyrtar për Burime Njerëzore

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision qe te siguroj qasje në shërbimet finaciare për individët me të ardhura të ulëta, në zonat rurale dhe urbane të Kosovës, me prioritet në sektorin e bujqësisë me qellim qe të influencojë zhvillimin e bujqësisë dhe aktiviteteve tjera ekonomike ne zonat urbane. Prandaj, Kreditimi Rural i Kosovës hap vend të lirë pune për:
    • Për rekrutim të Një (1) Zyrtar per Burime Njerezore për zyren qendrore ne Prishtinë

    Detyrat

    • Kryen pune administrative te ndrelidhura me procesin e rekrutimit (shpallje te konkurseve, pranim dhe sistemim i dokumentacionit te aplikuesve, kontaktimi i kandidateve per intervista, plotesim i dokumentacionit per puntoret e ri, etj.)
    • Mban dhe perditeson te dhenat per prezencen, mungesen dhe levizjet e te punësuarve,
    • Mirëmban, sistemon dhe perditeson dokumentacionin ne dosjet e të punësuarve,
    • Pergatite dokumente te ndryshme, vertetime, njoftime, referenca dhe perditeson lista te ndryshme me te dhena te te punesuarve duke u siguruar qe te kete saktesi,
    • Merr pjese ne proceset qe nderlidhen me zhvillimin profesional te te punesuarve (vleresimi i nevojave per trajnime, perpilimi dhe implementimi i planit te trajnimeve, etj.)
    • Kujdeset qe te respektoj dhe implementoj të gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore,
    • Pune te tjera administrative qe nderlidhen me Burime Njerezore.


    Kualifikimet

    • Diplomë universiteti në ekonomi, shkenca shoqerore apo kualifikim ekuivalent profesional,
    • Përvojë paraprake në burime njerezore dhe punë administrative (e preferueshme),
    • Njohuri të mira të punës me kompjuter, programet e Microsoft Office (njohuri ne excel dhe outlook e domosdoshme),
    • Shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative (gojore dhe të shkruara),
    • Aftësi te mira analitike, i/e organizuar dhe aftësi për të punuar me çështje konfidenciale,
    • Të jetë kreativ, dinamik, fleksibil dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
    • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
    • Patent shofer, kategoria B (e preferueshme).


    Tjera

    • Konkursi mbetet i hapur nga dt. 11.12.2015 deri me dt. 20.12.2015. Kandidatet e interesuar mund t’i dërgojnë CV-it e tyre në adresën elektronike: [email protected]
    • Titulli i email-it tuaj duhet të përmbajë emrin e pozitës dhe degën për të cilën konkurroni.
    • Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: dua pune Ekonomi