Zyrtar për Shitje dhe Shërbim për Klientë Privat – Oferta Pune
  • Raiffeisen Bank
  • Pozita: Zyrtar për Shitje dhe Shërbim për Klientë Privat

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • Raiffeisen Bank ka kënaqësinë që të ftoj të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve të shkëlqyeshme, të zellshëm dhe të përkushtuar që të aplikojnë për pozitën në vijim.
    • Zyrtar për Shitje dhe Shërbim për Klientë Privat (PI)
    • Dega në Istog

    Detyrat

    • Përgjegjës(e) për shërbim të klientëve në përputhshmëri me Politikat e Bankës mbi Shërbimin e Klientëve;
    • Bën vizita të rregullta, promovon dhe shet produktet e bankës për klientë Individual. Identifikon mundësi të reja të financimit. Krijon dhe mban raporte pozitive dhe proaktive me klientë;
    • Përgjegjës(e) për rekrutim të vazhdueshëm të klientëve të rinj, plotëson dokumentet e nevojshme për produkte kreditore, analizon dhe verifikon informatat e klientit sipas rregulloreve të brendshme;
    •  Udhëzon klientët për procedura të duhura gjatë procesit të aplikimit për produkte bankare dhe sigurohet që klienti të ketë kuptuar informatat mbi provizionet dhe ndalesat e bankës;
    • Ofron shërbime efikase të kualitetit të lartë duke u bazuar në nevojat e klientëve, si atyre ekzistues por edhe klientëve të rinj;
    • Ofron shërbime të ndryshme bankare si: hapja e llogarive, deponim dhe tërheqje të parave, në valutat zyrtare të bankës;
    • Bën pagesa të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare;
    • Është përgjegjës(e) për këmbimin e parave në valuta të ndryshme;
    • Llogarit hyrjet dhe daljet e parave të gatshme;
    • Operon dhe është plotësisht i/e përgjegjës(e) për parat e gatshme dhe përkujdeset për limitin ditorë të arkës në pajtueshmëri me politikat e bankës.


    Kualifikimet

    • Diplomë universiteti në degën e ekonomisë apo në ndonjë fushë relevante;
    • Së paku dy vite përvojë pune në shitje, përvojë me para të gatshme dhe në shërbim ndaj klientit në institucione financiare, ose në fushë relevante;
    • Njohuri mbi rregulloret në lidhje me shpërljarjen e parave;
    •  Njohuri të hollësishme të produketeve bankare;
    •  I/e orientuar në rezultate dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja;
    • Aftësi shumë të mira të shitjes, negociimit dhe shërbimit ndaj klientëve;
    • Aftësi shumë të mira ndërpersonale, me fokus në komunikim dhe prezantim;
    • Aftësi për të punuar në ambientë pune stresues dhe me presion;
    • Njohuri të mira të punës me kompjuter;
    • Njohuri të mira të gjuhës angleze


    Tjera

    • SI TË APLIKONI?
    • Aplikimi në pozita të lira në Raiffeisen bëhet duke përdorur sistemin online nëpërmes web-faqes: http://www.raiffeisen-kosovo.com.
    • Ju lutem i referoheni pjesës „Për ne“ dhe të klikoni tek „Karriera“ dhe vizitoni:
    • https://recruit.raiffeisen-kosovo.com/recruitment/
    • Ju lutem keni parasysh që Raiffeisen Bank pranon vetëm aplikacionet e pranuara përmes sistemit on-line. Kjo është mënyra e vetme për aplikim.
    • Aplikacionet në letër ose aplikacionet e dërguara me email, nuk do të pranohen.
    • Afati i fundit për aplikim: 12 shkurt 2018


    Lokacion(et) e punes

    Istok

    Etiketat: njoftim pune
Share This

Share This

Share this post with your friends!

Share this

Share this post with your friends!