ZYRTAR/E PËR LIZING FINANCIAR – Oferta Pune
  • LEASING SOLUTION
  • Pozita: ZYRTAR/E PËR LIZING FINANCIAR

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    LEASING SOLUTION është Institucion Financiar i Licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, që operon në të gjithë teritorin e Republikës së Kosovës, duke ofruar shërbime të lizingut financiar. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, Leasing Solution shpallë:
    • KONKURS: ZYRTAR/E PËR LIZING FINANCIAR– PRISHTINË,

    Detyrat

    • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.
    • Të identifikojë klientët potencial për lizing financiar përmes promovimit të ofertave;
    • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
    • Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me lizing kërkuesin;
    • Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
    • Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve;
    • Te vlerësojë riskun e lizingut;
    • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit dhe individual;
    • Të menaxhojë me sukses pagesat mujore të portfolios së lizingut;


    Kualifikimet

    • Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi;
    • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
    • Njohuri të përgjithshme të sistemit lizingut financiar;
    • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
    • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
    • Njohuri të gjuhës angleze;
    • Posedimi i patent shoferit e obligueshme;
    • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;


    Tjera

    • Ju lutem të dergoni CV- në dhe referencat në e-mail adresën: [email protected]
    • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. LEASING SOLUTION ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 12/02/2018
    • Në rast të ndonjë paqartësie gjatë fazës së aplikimit, mund të na kontaktoni [email protected]


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: njoftim pune
Share This

Share This

Share this post with your friends!

Share this

Share this post with your friends!