ZYRTAR/E PËR PAJTUESHMËRI – Oferta Pune
  • LEASING SOLUTION
  • Pozita: ZYRTAR/E PËR PAJTUESHMËRI

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    LEASING SOLUTION është Institucion Financiar i Licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, që operon në të gjithë teritorin e Republikës së Kosovës, duke ofruar shërbime të lizingut financiar. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, Leasing Solution shpallë:Konkurs
    • ZYRTAR/E PËR PAJTUESHMËRI– PRISHTINË,

    Detyrat

    • Jep këshilla, përgatit dhe rishikon kontratat, marrëveshjet, format institucionale dhe operacionale si dhe dokumentet e tjera ligjore në pajtim më ligjet në fuqi;
    • Përgatit këshilla mbi pyetjet ligjore të ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet dhe produktet e Institucionit, administrimin dhe menaxhimin, mbështetjen e institucioneve, prokurimin dhe kontratat, si dhe çështje të tjera operacionale;
    • Ofron mbështetje ligjore si dhe udhëzime ligjore për stafin në bazë të kërkesave;
    • Përcjell zhvillimet ligjore në nivelin kombëtar dhe lokal, gjë që ndikon në punën e përditshme të Institucionit, duke përfshirë raportimin për çështjet e pajtueshmërisë;
    • Merr pjesë në zhvillimin e negociatave dhe zgjidhjes së ankesave dhe konflikteve, në rast se kjo kërkohet, si dhe prezanton Institucionin në procedurat juridike, të arbitrazhit apo administrative, në rast se kjo është e nevojshme;
    • Merret me çështjet/përfaqësimet gjyqësore;
    • Realizon detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi;


    Kualifikimet

    • Diplomë universiteti në shkenca juridike; preferohet të ketë kaluar provimin e Judikaturës;
    • Së paku tri vite përvojë pune në zbatimin e ligjit;
    • Preferohet të ketë eksperiencë në zbatimin e ligjit në fushën e patundshmërive, kontratave, pagesën e dëmeve, ligjit të punës, përvoja ne ndonjë institucion financiar është shumë e preferuar;
    • Kërkohet njohje profesionale e gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur;
    • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të raportimit;
    • Fleksibilitet dhe aftësi për punë nën presion si dhe në afat të kufizuar kohor;
    • Aftësi të mira komunikimi, proaktiv dhe energjik;• Diplomë universiteti në shkenca juridike; preferohet të ketë kaluar provimin e Judikaturës;
    • Së paku tri vite përvojë pune në zbatimin e ligjit;
    • Preferohet të ketë eksperiencë në zbatimin e ligjit në fushën e patundshmërive, kontratave, pagesën e dëmeve, ligjit të punës, përvoja ne ndonjë institucion financiar është shumë e preferuar;
    • Kërkohet njohje profesionale e gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur;
    • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të raportimit;
    • Fleksibilitet dhe aftësi për punë nën presion si dhe në afat të kufizuar kohor;
    • Aftësi të mira komunikimi, proaktiv dhe energjik;


    Tjera

    • Ju lutem të dergoni CV- në dhe referencat në e-mail adresën: [email protected]
    • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. LEASING SOLUTION ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 12/02/2018
    • Në rast të ndonjë paqartësie gjatë fazës së aplikimit, mund të na kontaktoni [email protected]


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: portal pune