Udhëheqës i Ekipit të Sigurisë / Recepcion

Delta Security SHPK
05.09.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
Kjo shpallje ka skaduar!
					 

SHPALLJE KONKURSI PËR PUNË

Delta Security, me përvojë që nga viti 2001 në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe të avancuara të sigurisë, shpall vende të lira pune për poziten e mëposhtme:

Pozita: Udhëheqës i Ekipit të Sigurisë / Recepcion

Vendi I Punës: Sutherland - Prishtinë

Përshkrimi i Detyrave të Punës

Si Udhëheqës i Ekipit të Sigurisë / Recepcion, ju do të jeni përgjegjës për ruajtjen e sigurisë fizike, monitorimin e ambienteve të kompanisë dhe menaxhimin e kontrollit të hyrje-daljeve, duke siguruar një mjedis të sigurt për stafit dhe vizitorët.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Monitorimi i ambienteve të kompanisë dhe sistemeve të sigurisë
  • Menaxhimi dhe kontrolli i hyrje-daljeve të punonjësve, klientëve dhe vizitorëve.
  • Regjistrimi i të dhënave bazë në kompjuter gjatë ndërrimeve.
  • Raportimi i çdo incidenti apo parregullsie te menaxhmenti përkatës.
  • Zbatimi i rregulloreve të brendshme të sigurisë dhe protokolleve emergjente.

Kërkesat dhe kualifikimet:

  • Gjuha Angleze: Nivel i mirë i komunikimit (me shkrim dhe me gojë).
  • Aftësi Kompjuteri: Njohuri të kompjuterit (MS Office, e-mail, regjistrime të dhënash).
  • Përvojë paraprake në fushat e sigurisë ose pozicione të ngjashme (përbën avantazh).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe sjellje profesionale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Fleksibilitet për të punuar me ndërrime.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambience pune profesionale dhe dinamike.
  • Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
  • Mundësi zhvillimi dhe trajnimi profesional.

Afati dhe forma e aplikimit:

Afati i aplikimit është deri me 05.09.2026 Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 17:00 në zyrën qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Enver Maloku nr. 108/1 Bregu i Diellit (në objektin  Furra Qerimi  1, kati III-të), Prishtinë, apo ti dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune