Asistent në Prodhim

Buka Bakery
08.09.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

BUKA ka arrite që në një kohë shumë të shkurtër të bëhet kompania me emër sinonim e cilësisë së lartë të bukës në Kosovë dhe ka arrit që t’u siguroje qytetarëve të Kosovës produktet me standarde të larta. Buka ofron produktet e shëndetshme dhe me përmbajte të pasur të thekrës dhe grurit, e kombinuar me tërshëre, fara liri, senduiҫe të llojeve të ndryshme, kafe dhe ëmbëlsira me shije të veçantë. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Buka Bakery ju ftojmë të aplikoni për:

VEND TË LIRË PUNE:

Posti: Asistent në Prodhim

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Pranon udhëzimet nga menaxheri i prodhimit në ndërrimin e natës për seleksionimin e produkteve për pikat përkatëse në bazë të porosive të pranuara nga klientët.
  • Përkujdeset që produktet e porositura të vendosen me kujdes në shportat përkatëse për transportim tek klientët në baza ditore.
  • Përkujdeset për higjienën e shportave të produkteve. 
  • Çdo proces duhet të kryhet konform standardeve ISO dhe HACCP.
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me procesin e punës

Kualifikimet Profesionale

  • Diplomë e Shkollës së Mesme 
  • Eksperience pune në prodhim për të paktën 1 vit
  • Aftësi të theksuara organizative, komunikuese dhe ndër-personale

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të në këtë adresë: [email protected] apo përmes numrit kontaktues +383 49 359 253 ose permes butonit te meposhtem

Konkursi qëndron i hapur prej datës 10 Gusht, 2026 deri më 10 Shtator, 2026.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune