Punëtore për Pastrim dhe Mirëmbajtje të Hapësirave Publike

Fly INN Hotel LLC
08.09.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE

FLY INN LLC – HOTEL & RESTAURANT

Pozita: Punëtore për Pastrim dhe Mirëmbajtje të Hapësirave Publike
Vendi i punës: Vragoli, Fushë Kosovë
Kompania: Fly Inn LLC

Fly Inn LLC shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

PUNËTORE PËR MIREMBAJTJEN DHE PASTRIMIN E HAPËSIRAVE TË LOBIT DHE RESTAURANTIT

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e rregullt e hapësirave të lobit të hotelit;
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të restaurantit;
  • Pastrimi i dyshemeve, tavolinave, karrigeve, sipërfaqeve dhe pajisjeve të tjera në hapësirat publike;
  • Mbajtja e pastërtisë dhe higjienës në hyrje, korridore dhe hapësirat e përbashkëta;
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e tualeteve të hapësirave publike;
  • Zbrazja e koshave të mbeturinave dhe mirëmbajtja e tyre;
  • Rimbushja e materialeve higjienike sipas nevojës;
  • Kujdesi për përdorimin e duhur të mjeteve dhe produkteve të pastrimit;
  • Raportimi i çdo dëmtimi, defekti apo problemi të vërejtur në hapësirat publike;
  • Bashkëpunimi me stafin e hotelit dhe restaurantit;
  • Respektimi i standardeve të higjienës, pastërtisë dhe sigurisë së Fly Inn;
  • Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave të hotelit.

Kriteret dhe kërkesat:

  • Përvojë e mëparshme në pastrim, hoteleri ose restaurant përbën përparësi;
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë;
  • Përkushtim dhe kujdes ndaj pastërtisë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Sjellje korrekte dhe profesionale;
  • Gatishmëri për punë me ndërrime;
  • Respektimi i rregullave dhe standardeve të hotelit.

Kushtet e punës:

  • Orari: 40 orë në javë;
  • Pushim: 2 ditë pushim në javë, sipas orarit të punës;
  • Punë me ndërrime, sipas nevojave operative të hotelit;
  • Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe aftësive;
  • Ambient profesional dhe bashkëkohor pune;

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në:

E-mail: [email protected]
Telefon: 048 755 155

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.

Lokacioni i punës: Fly Inn LLC – Vragoli, Fushë Kosovë

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune