Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
Kjo shpallje ka skaduar!
					 

KONKURS PUNE – KONTABILISTE

Kompania jonë është në kërkim të një Kontabilisteje të përgjegjshme, të organizuar dhe me aftësi të mira analitike për t'iu bashkuar ekipit tonë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbajtja e evidencave kontabël sipas standardeve në fuqi.
  • Regjistrimi dhe përpunimi i faturave hyrëse dhe dalëse.
  • Përgatitja e raporteve financiare dhe periodike.
  • Menaxhimi i arkës, bankës dhe rakordimeve financiare.
  • Përgatitja e dokumentacionit për deklarimet tatimore.
  • Bashkëpunimi me auditorët dhe institucionet përkatëse.
  • Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me kontabilitetin dhe financat.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në Kontabilitet, Financë ose Ekonomi.
  • Përvojë pune në kontabilitet (preferohet).
  • Njohuri të mira të programeve kontabël dhe të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri të legjislacionit fiskal dhe financiar.
  • Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe pune në ekip.
  • Integritet, saktësi dhe përgjegjësi në punë.

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
  • Pagë konkurruese

Të interesuarat ftohen të dërgojnë CV-në e tyre brenda afatit të përcaktuar përmes butonit të mëposhtëm ose ne email [email protected]
Vetëm kandidatet që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune