Menaxher/e i/e Dyqanit

Lenti
16.09.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

Lenti në Kosovë operon prej vitit 2001 dhe prej më shumë se dy dekadash është bërë një nga emrat më të njohur në tregun e modës. Me një traditë të gjatë në ofrimin e produkteve cilësore dhe një përzgjedhje të larmishme për të gjitha grupmoshat, Lenti ka fituar besimin e klientëve falë seriozitetit, shërbimit profesional dhe përshtatjes me trendet bashkëkohore. Përkushtimi ndaj stilit, cilësisë dhe kujdesit ndaj konsumatorit e bën këtë butik një pikë referimi të rëndësishme në skenën e shitjes me pakicë në Kosovë.

LENTI, FUSHË KOSOVË

KONKURS PUNE

MENAXHER/E DYQANI

Lloji i punësimit: Me orar të plotë

Qëllimi i pozitës: Menaxheri/ja e Dyqanit është përgjegjës/e për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të përditshëm të dyqanit, realizimin e objektivave të shitjes, menaxhimin e stafit, kontrollin e mallrave dhe rezervave në dyqan, respektimin e procedurave të biznesit dhe sigurimin e një niveli të lartë të shërbimit ndaj klientëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

Menaxheri/ja e Dyqanit do të jetë përgjegjës/e për: Menaxhimin e shitjeve, Menaxhimin e stafit, Menaxhimin e mallrave dhe rezervave në dyqan, Menaxhimin e arkës, Kontrolleve operative, Sigurimin e standardit të lartë të shërbimeve ndaj klientëve, Organizimin dhe pamjen vizuale të dyqanit, Kontrolli dhe parandalimin e humbjeve, përgatitjen, sigurimin e të dhënave dhe përgatitja e raporteve kryesore të dyqanit.

Më konkretisht detyrat dhe përgjegjësit e menaxherit të dyqanit janë:

  • Mbikëqyrë gjithë funksionimin e dyqanit, përfshirë të gjitha departamentet dhe stafit. 
  • Përcakton objektivat e shitjeve dhe monitoron realizimin e tyre. 
  • Mbikëqyr stafin e dyqanit përmes zëvendës menaxherëve dhe mbikëqyrësve
  • Kontrollon performancën e zëvendës menaxherëve dhe të mbikëqyrësve (supervizorëve). 
  • Zgjidh çështje të mëdha operative ose me klientë të rëndësishëm. 
  • Koordinon me zëvendës menaxherët dhe mbikëqyrësit (supervisorët) në zgjidhjen e problemeve të klientëve ose të stafit. 
  • Planifikon fushata promovuese dhe hulumton mënyrat më të mira të prezantimit dhe ekspozimit visual të dyqanit (visual merchandising). 
  • Siguron që dyqani të jetë në përputhje me politikat e biznesit dhe në harmoni me kërkesat ligjore.
  • Menaxhon buxhetin e dyqanit, kostot operative dhe inventarin. 
  • Mbikëqyrë, informohet dhe siguron që dyqani të jetë gjithmonë I furnizuar dhe me ekspozim në pajtim me kërkesat bashkëkohore të prezantimit në treg.
  • Siguron që politika e promovimit të jenë në harmoni me interesin e biznesit dhe siguron që çmimet të jenë të vendosura saktë. 
  • Ndërhyn në punët operative kur ka mungesa të menaxherit ose fluks të madh të klientëve. 
  • Analizon dhe raporton në baza të rregullta te Drejtori Menaxhues për performancën e shitjeve.
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori Menaxhues. 

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në fakultetin ekonomik, menaxhim, administrim biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë pune në shitje me pakicë në sektorin e shitjes së tekstilit, konfeksionit dhe të mbathjeve është përparësi.
  • Preferohet së paku 2–3 vjet përvojë në pozitë menaxheriale ose mbikëqyrëse;
  • Aftësi të mira në organizimin dhe menaxhimin e stafit;
  • Aftësi për analizimin e rezultateve të shitjes dhe treguesve të performancës;
  • Njohuri bazë të menaxhimit të rezervave dhe inventarit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Integritet të lartë moral, etik e profesional.
  • Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
  • Gatishmëri për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht

Mënyra e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme

Kandidatët e interesuar përmes [email protected], ose në mënyrë fizike në adresën rruga Lidhja e Pejes 368 Fushe Kosove duhet të dorëzojnë:

  • Curriculum Vitae (CV).
  • Letër motivimi.
  • Kopje të diplomës universitare.
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (nëse ka).
  • Certifikata të trajnimeve profesionale (nëse ka).
  • Referenca nga punëdhënësit paraprakë (nëse ka).

Afati i aplikimit: Afati për aplikim është 30 ditë nga data e publikimit të konkursit.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune