Menaxher i Pikës së Shitjes, Shitës/e, Vozitës/e (Shofer/e)

Mega Auto Parts
18.09.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

Mega Auto Parts Kosova

Mega Auto Parts Kosova, kompani lider në tregun e autopjesëve, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall konkurs për këto pozita pune për pikën e re në Prishtinë:

  • Menaxher i Pikës së Shitjes
  • Shitës/e
  • Vozitës/e (Shoferë)

Ftojmë kandidatët energjikë, të përgjegjshëm dhe të motivuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ekipit tonë profesional.

Pozita: Menaxher i pikës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe organizimi i përditshëm i pikës së shitjes.
  • Mbikëqyrja dhe motivimi i stafit të shitjes.
  • Realizimi i objektivave mujore dhe vjetore të shitjes.
  • Këshillimi i klientëve dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me ta.
  • Menaxhimi i porosive, stokut dhe inventarit të auto-pjesëve.
  • Zhvillimi i shitjeve dhe identifikimi i mundësive të reja në treg.
  • Përgatitja e raporteve mbi shitjet, stokun dhe performancën.
  • Bashkëpunimi me departamentet tjera të kompanisë.
  • Sigurimi i standardeve të larta të shërbimit ndaj klientit.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Përvojë pune në shitje, veçanërisht në sektorin e auto-pjesëve, është përparësi.
  • Përvojë paraprake në menaxhim të stafit ose pikës së shitjes.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese.
  • Orientim i fortë drejt shitjes dhe rezultateve.
  • Aftësi organizative dhe përgjegjësi të lartë në punë.
  • Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të shitjes/inventarit.
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Patentë shoferi – kategoria B.

Pozita: Shitës/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Prezantimi dhe shitja profesionale e produkteve tek klientët
  • Ofrimi i këshillimit të specializuar për klientët
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues
  • Arritja e objektivave mujore të shitjes
  • Raportimi i rregullt tek Menaxheri i Shitjes

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Përvojë e mëparshme në shitjen e autopjesëve (avantazh)
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negocimi
  • Orientim drejt rezultateve
  • Aftësi për punë në ekip
  • Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Patentë shoferi – kategoria B.

Pozita: Vozitës/e (Shofer)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shpërndarja korrekte dhe me kohë e porosive tek klientët
  • Barazimi i dokumentacionit dhe pagesave me klientët
  • Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e shitjes dhe magazinës

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Patentë shoferi valide (kategoria B)
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë
  • Aftësi për punë në ekip

Kompania ofron:

  • Pagë fikse konkurruese + bonuse mbi performancën
  • Ambient profesional dhe stabilitet në punë
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme profesionale

Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit "Apliko Këtu" ose në:
[email protected]

Për informata shtesë: +383 49 224 530

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune