KONKURS PUNE – OPERATOR TELEFONIK
Kompania jonë është në kërkim të kandidatëve të motivuar për pozitën:
Operator Telefonik – Gjuha Gjermane
100% HOME OFFICE – PUNO NGA KUDO NË KOSOVË!
Nuk ka rëndësi se në cilin qytet të Kosovës jetoni – puna realizohet tërësisht nga shtëpia. Mjafton të keni një ambient të përshtatshëm për punë dhe të jeni të gatshëm për një eksperiencë profesionale në një ekip ndërkombëtar.
Kërkesat:
- Njohuri të gjuhës gjermane në nivel C1, në të folur dhe në të shkruar
- Përvojë pune në pozita të ngjashme
- Aftësi të mira komunikuese dhe në zgjidhjen e problemeve
- Aftësi të mira teknike
Detyrat kryesore:
- Përpunimi dhe menaxhimi i telefonatave
- Përpunimi i e-mailave
- Komunikimi përmes kanaleve të tjera të komunikimit
Çka ofrojmë ne:
- Punë 100% nga shtëpia – nga kudo në Kosovë
- Ambient pozitiv dhe profesional të punës
- Pushim të lehonisë
- Pushim të atësisë
- 20 ditë pushim vjetor
- Pushim mjekësor
- Të gjitha të drejtat e tjera të garantuara nga Ligji i Punës
Paga neto: 1,100 € + Bonus
Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kriteret e mësipërme mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në:
[email protected]
PUNO NGA KUDO NË KOSOVË – APLIKO SOT!
⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?
