Shankist/e (Barista)

Banana House
21.09.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

BANANA HOUSE PO KËRKON SHANKIST/E – BARISTA 

Banana House është një koncept self-service në zemër të Prishtinës, ku shërbejmë banana bread, specialty coffee, matcha dhe pije të ndryshme.

Jemi duke e zgjeruar ekipin dhe po kërkojmë Shankist/e – Barista për t’iu bashkuar Banana House.

Pozita: Shankist/e – Barista

Kërkojmë disa persona për:

  • Orar paradite
  • Orar pasdite

Eksperienca paraprake në përgatitjen e kafes është e nevojshme.

Përgjegjësitë:

  • Puna në arkë dhe pranimi i porosive
  • Shërbimi dhe komunikimi me klientët
  • Përgatitja e kafes, matcha-s dhe pijeve tjera
  • Servimi i produkteve tona
  • Mirëmbajtja dhe pastrimi i tavolinave, shankut dhe lokalit
  • Kujdesi që ambienti dhe hapësira e punës të jenë gjithmonë në rregull

Kë po kërkojmë?

Një person entuziast, të komunikueshëm dhe të përgjegjshëm, që ka eksperiencë pune dhe dëshirë të punojë në një ambient dinamik dhe miqësor.

Lokacioni: Prishtinë

Aplikimi: Na kontaktoni në WhatsApp në +383 49 616 078

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune