Elektricist - Mirëmbajtës i Makinerive

APETIT GROUP
22.09.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

KONKURS PUNE

Pozita: Elektricist mirëmbajtës i makinerive

Vendi i punës: Milloshevë , Obiliq

Kompania: Apetit Group

PËRSHKRIMI I PUNËS

Elektricist mirëmbajtës për kujdesin dhe funksionimin e rregullt të makinerive në fabrikë. Kandidati duhet të ketë njohuri bazë teknike dhe përvojë në mirëmbajtje elektrike të pajisjeve industriale.

DETYRAT KRYESORE

  • Kontrollimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve elektrike në linjat e prodhimit
  • Zbulimi dhe rregullimi i defekteve elektrike
  • Mbajtja e evidencës për mirëmbajtjet e kryera
  • Bashkëpunimi me stafin teknik për zgjidhjen e problemeve

KUALIFIKIMET E KËRKUARA

  • Shkollim profesional në drejtimin elektrik ose fushë përkatëse
  • Përvojë pune e ngjashme është përparësi
  • Përgjegjshmëri dhe aftësi për punë ekipore

Çfarë ofrojmë: 

  • Ambient profesional dhe bashkëpunues
  • Mundësi për zhvillim karriere
  • Pagesë konkurruese

Aplikimi:

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në email adresën
[email protected] ose na kontaktoni ne +383 49 811 641 apo permes butonit te meposhtem

Apetit Group, 

Milloshevë - Obiliq

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune