Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
Kjo shpallje ka skaduar!
					 

Shkolla Franceze Ndërkombëtare (EFIP) shpall konkurs për pozitën:

Edukatore për Çerdhe (0–3 vjeç)

Vendi i punës: Shkolla Franceze Ndërkombëtare (EFIP) Mati 1, Prishtinë

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Bachelor në Edukim në Fëmijërinë e Hershme (0–3 ose0–6vjeç), ose diplomë për -Motër Edukatore / Infermiere Edukatore, sipas kualifikimeve të lejuara për këtë grupmoshë
  • Minimum 2 vite përvojë pune me fëmijë të moshës0–3vjeç.

Kërkojmë një person që:

  • Ka dashuri dhe përkushtim për punën me fëmijët
  • Është e durueshme, e kujdesshme dhe e përgjegjshme -Ka etikë të lartë profesionale
  • Punon mirë në ekip
  • Ka aftësi të mira komunikimi me fëmijët, prindërit dhe kolegët
  • Është e organizuar dhe e motivuar për të kontribuar në zhvillimin e fëmijëve

Orari i punës:

08:30–16:30(40 orë në javë)

Çfarë ofrojmë:

  • Kontratë të rregullt pune
  • Pagë konkurruese
  • Kontribute pensionale të paguara sipas legjislacionit në fuqi
  • Pushime vjetore dhe të drejta të tjera sipas Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës
  • Ambient pune profesional, të sigurt dhe mbështetës me raport të ulët fëmijë/edukatore (2 kujdestare për 7 fëmijë), duke mundësuar kujdes cilësor dhe punë në kushte optimale
  • Mundësi për zhvillim dhe trajnim profesional

Aplikimi:

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës KosovaJob duke bashkëngjitur:

  • CV-në
  • Kopjen e diplomës
  • Dëshmi të përvojës së punës
  • Referenca (nëse disponojnë)

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune