Mjeshtër dhe Ndihmës Mjeshtër për sektorët e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga PVC-ja dhe Alumini, përpunimit të Xhamit dhe Konstruksioneve Metalike

Wintech
20.09.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE

Wintech SHPK shpall konkurs për pranimin e Mjeshtërve dhe Ndihmës Mjeshtërve për sektorët e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga PVC-ja dhe Alumini, përpunimit të xhamit dhe konstruksioneve metalike.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  •  Prodhimi i dyerve dhe dritareve nga alumini dhe PVC-ja sipas dokumentacionit teknik.
  •  Operimi me makineritë e prodhimit.
  •  Montimi i aksesorëve dhe përgatitja e elementeve për procesin e prodhimit.
  •  Kontrolli i cilësisë gjatë procesit të prodhimit.
  •  Respektimi i standardeve të cilësisë dhe rregullave të sigurisë.
  •  Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e planit të prodhimit.

Kualifikimet:

  •  Përvojë pune në prodhimin e dyerve dhe dritareve nga alumini dhe/ose PVC-ja.
  •  Njohuri në përdorimin e makinerive të prodhimit.
  •  Përgjegjësi, përpikëri dhe aftësi për punë në ekip. 
  •  Njohja e vizatimeve teknike përbën përparësi.
  •  Për pozitat e Ndihmës Mjeshtrit nuk kërkohet domosdoshmërisht përvojë pune – ofrohet mundësi trajnimi dhe avancimi.

Ne ofrojmë:

  •  Pagë minimale prej 980 € NETO për punëtorët fillestarë.
  •  Ushqim dhe transport në kuadër të kompanisë.
  •  Kontratë të rregullt pune.
  •  Kushte moderne dhe të sigurta pune.
  •  Trajnim dhe mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.

Vendi i punës: Parku i Biznesit, Drenas

Aplikimi

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected] ose të kontaktojnë në +383 49 120 021 për informata shtesë.

Afati i aplikimit: Deri më 20.09.2026

Bëhu pjesë e ekipit të Wintech SHPK!

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune