Mjeshtër dhe Punëtor për Prodhimin e Dritareve, Dyerve nga Alumini, PVC dhe Xhami (Sllatinë)

M-GLAS
30.09.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE

Mjeshtër dhe Punëtor për Prodhimin e Dritareve, Dyerve nga Alumini, PVC dhe Xhami

M-GLAS SH.P.K. shpall konkurs për pranimin e punëtorëve dhe mjeshtërve në repartin e prodhimit të sistemeve nga Alumini, PVC dhe Xhami.

Pozitat:

  • Mjeshtër për përpunimin e Aluminit 
  • Mjeshtër për përpunimin e PVC-së 
  • Punëtor në prodhim 
  • Punëtor për prerjen e xhamit   
  • Punëtor për montimin e aksesorëve 
  • Punëtor për prerje dhe përgatitje të profileve 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përpunimi i profileve të aluminit dhe PVC-së sipas dokumentacionit teknik. 
  • Përdorimi i makinave dhe pajisjeve të prodhimit. 
  • Montimi i aksesorëve dhe komponentëve. 
  • Montimi dhe kontrolli i njësive të xhamit (Termopan). 
  • Kontrolli i cilësisë gjatë gjithë procesit të prodhimit. 
  • Respektimi i standardeve të cilësisë dhe rregullave të sigurisë në punë. 
  • Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e planit të prodhimit. 

Kualifikimet

  • Përvojë në prodhimin e aluminit, PVC-së ose xhamit përbën përparësi. 
  • Njohja e makinerive të prodhimit është avantazh. 
  • Aftësi për punë ekipore. 
  • Përgjegjësi dhe disiplinë në punë. 
  • Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja. 

Edhe kandidatët pa përvojë mund të aplikojnë, pasi kompania ofron trajnim profesional.

Ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese sipas përvojës dhe performancës.
  • Kontratë të rregullt pune.
  • Trajnim profesional.
  • Mundësi avancimi në karrierë.
  • Kushte moderne pune.
  • Punë afatgjatë në një kompani në zhvillim.

Vendi i punës

M-GLAS SH.P.K.

Aplikimi

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke:

  • dërguar CV-në e tyre në email: [email protected] , ose
  • duke u paraqitur personalisht në kompaninë tonë

Afati i aplikimit: 30 Shtator 2026

Bëhu pjesë e ekipit të M-GLAS SH.P.K.!

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune