Mjeshtër Prodhimi (2), Monter (2), Ndihmës në Prodhim dhe Montim (3), Operator CNC

Te Mramort
03.10.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
Kjo shpallje ka skaduar!
					 
Te Mramort është kompani e fokusuar në prodhimin dhe përpunimin e produkteve të drurit, dyerve,mobilieve dhe elementeve të enterierit. Për shkak të nevojës për zgjerimin dhe forcimin e ekipit tonë, jemi në kërkim të punëtorëve të rinj për sektorët e prodhimit dhe montimit.
 
Pozitat:
  • Mjeshtër Prodhimi – 2 pozita
  • Monter – 2 pozita
  • Ndihmës në Prodhim dhe Montim – 3 pozita
  • Operator CNC – 1 pozitë
Lokacioni: Hajvali, Prishtinë
Orari: Full-time, 08:00–17:00
Afati i aplikimit: Pa afat të caktuar – pozitat do të jenë të hapura deri në plotësimin e vendeve të punës.
Mjeshtër Prodhimi – 2 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Realizimi i proceseve të prodhimit të mobilieve dhe elementeve të drurit sipas kërkesave dhe specifikave të projektit.
  • Përpunimi, montimi dhe përgatitja e elementeve për fazat e mëtejshme të prodhimit.
  • Përdorimi i drejtë dhe i sigurt i veglave dhe pajisjeve të punës.
  • Kontrollimi i cilësisë dhe saktësisë së punimeve.
  • Respektimi i standardeve dhe procedurave të kompanisë.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me kolegët dhe stafin përgjegjës për realizimin e projekteve.
Kërkesat:
  • Përvojë pune në prodhim të mobilieve, dyerve apo punimeve të drurit përbën përparësi.
  • Aftësi praktike dhe teknike.
  • Përpikëri, përgjegjësi dhe seriozitet në punë.
  • Gatishmëri për bashkëpunim dhe punë ekipore.
Monter – 2 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Montimi i mobilieve, dyerve dhe elementeve të enterierit sipas projekteve dhe specifikave.
  • Përgatitja dhe përshtatja e elementeve për montim.
  • Sigurimi që montimi të realizohet me saktësi dhe cilësi.
  • Përdorimi i veglave dhe pajisjeve të nevojshme për montim.
  • Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit dhe stafin tjetër gjatë realizimit të projekteve.
  • Përkujdesja për materialet dhe pajisjet gjatë punës.
Kërkesat:
  • Përvojë paraprake në montim të mobilieve/dyerve është përparësi.
  • Aftësi praktike dhe teknike.
  • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Përgjegjësi dhe korrektësi.
  • Gatishmëri për punë ekipore dhe bashkëpunim me stafin.
Ndihmës në Prodhim dhe Montim – 3 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Ndihmë në proceset e prodhimit dhe montimit.
  • Përgatitja, bartja dhe sistemimi i materialeve dhe pjesëve të nevojshme për punë.
  • Ndihmë për mjeshtrit dhe monterët gjatë realizimit të detyrave.
  • Mbajtja e hapësirës dhe mjeteve të punës të organizuara.
  • Respektimi i udhëzimeve të personave përgjegjës.
  • Bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të ekipit.
Kërkesat:
  • Përvoja paraprake është përparësi, por nuk është e domosdoshme.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja.
  • Përgjegjësi dhe vullnet për punë.
  • Gatishmëri për punë praktike dhe fizike.
  • Aftësi për bashkëpunim dhe punë në ekip.
Operator CNC – 1 pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Operimi dhe përdorimi i makinerive CNC në procesin e prodhimit.
  • Përgatitja dhe kontrollimi i materialeve para përpunimit.
  • Ndjekja e planeve, skicave dhe specifikave teknike të prodhimit.
  • Kontrollimi i dimensioneve dhe cilësisë së pjesëve të përpunuara.
  • Identifikimi dhe raportimi i problemeve gjatë procesit të prodhimit.
  • Mirëmbajtja bazë dhe përdorimi i sigurt i pajisjeve.
  • Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për realizimin e porosive.
Kërkesat:
  • Përvojë paraprake në operimin e CNC është përparësi.
  • Njohuri bazë të proceseve të përpunimit të drurit dhe materialeve të ngjashme.
  • Aftësi për të lexuar dhe kuptuar planet/skicat teknike.
  • Saktësi dhe përgjegjësi në punë.
  • Gatishmëri për bashkëpunim me ekipin dhe stafin.
Të interesuarit mund të aplikojnë:
Përmes emailit: [email protected]
Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune