Mësimdhënës/e i/e Matematikës

Akademia për Teknologji dhe Dizajn
10.10.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

PËRSHKRIMI I PUNËS – MËSIMDHËNËS/E

ATD Academy kërkon mësimdhënës/e të përkushtuar dhe profesionalë për t’iu bashkuar ekipit tonë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Të realizojë plan-programin mësimor për lëndën përkatëse, në përputhje me kurrikulën dhe legjislacionin në fuqi.
  • Të përgatisë planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor dhe të përshtatë mësimdhënien sipas nevojave dhe aftësive individuale të nxënësve.
  • Të përdorë metoda dhe stile bashkëkohore të mësimdhënies, duke shfrytëzuar në mënyrë efektive resurset në dispozicion.
  • Të zbatojë metoda të ndryshme të vlerësimit të nxënësve në përputhje me udhëzimet kurrikulare.
  • Të monitorojë rregullisht suksesin dhe progresin individual të secilit nxënës dhe të mbajë evidencën përkatëse.
  • Të krijojë një ambient pozitiv, të sigurt dhe të disiplinuar në klasë.
  • Të mbështesë dhe inkurajojë nxënësit për zhvillimin e pavarësisë, përgjegjësisë dhe potencialit të tyre.
  • Të ruajë konfidencialitetin e informatave dhe dokumentacionit të shkollës dhe të nxënësve.
  • Të tregojë sjellje profesionale, kolegjiale dhe jo-diskriminuese ndaj nxënësve, prindërve dhe bashkëpunëtorëve.

Kërkojmë kandidatë që janë të përgjegjshëm, komunikues, të organizuar dhe të motivuar për të punuar me të rinjtë dhe për të kontribuar në zhvillimin e një shkolle moderne.
[email protected]

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune