Menaxher i Logjistikës

Gent Shala Consulting LLC
17.10.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

MENAXHER/E I/E LOGJISTIKËS 

Lokacioni: Prishtinë 

GS Consulting LLC, për klientin e tij, i cili është në fazë të zgjerimit të aktivitetit në sektorin e  energjisë dhe zgjidhjeve teknike, është në kërkim të një profesionisti/e me përvojë në logjistikë,  transport dhe koordinim të proceseve operative. 

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Kërkimi dhe sigurimi i ofertave për transport brenda dhe jashtë Kosovës; 
  • Prezencë fizike në lokacion gjatë proceseve të transportit, me qëllim të sigurimit të  mbarëvajtjes së tyre; 
  • Koordinimi me shpedicionin e autorizuar nga kompania për procedurat doganore; 
  • Koordinimi me Projekt Menaxherët dhe Inxhinierët e punishteve për grumbullimin dhe  dërgimin e materialeve nëpër punishte; 
  • Përkujdesja për përdorimin dhe mirëmbajtjen e flotës së automjeteve të kompanisë,  përfshirë regjistrimin, gomat, serviset etj.; 
  • Përkujdesja për përdorimin e duhur të veglave të punës që janë pronë e kompanisë; 
  • Përkujdesja për funksionimin dhe organizimin e proceseve në depon interne dhe depon  doganore; 
  • Ndjekja e afateve të transportit dhe dërgesave, si dhe koordinimi në rast të vonesave  apo ndryshimeve në plan; 

Kriteret: 

  • Minimum 3 vite përvojë pune në logjistikë, transport, menaxhim të depos ose pozitë të  ngjashme; 
  • Përvoja në sektorin e energjisë, ndërtimit, inxhinierisë, instalimeve teknike ose  projekteve konsiderohet përparësi; 
  • Njohuri të mira në organizimin dhe koordinimin e proceseve logjistike; 
  • Përvojë në koordinim me kompani të shpedicionit, procedura doganore dhe depove  konsiderohet përparësi; 
  • Patentë shoferi - Kategoria B;

Ne ofrojmë: 

  • Pagë konkurruese, varësisht nga eksperienca dhe kualifikimet; 
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë; 
  • Rol me përgjegjësi të rëndësishme në organizimin e proceseve logjistike të kompanisë; 
  • Mundësi për të punuar në projekte të ndryshme në sektorin e energjisë dhe zgjidhjeve  teknike; 
  • Ambient profesional, dinamik dhe të orientuar drejt rezultateve. 

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në email adresën: [email protected] 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

SHPALLJET QË SKADOJNË SOT
Shiko të gjitha
Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune