Përfaqësues/e Mjekësor/e për Dermokozmetikë

Italmed
20.10.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

PËRFAQËSUES/E MJEKËSOR/E PËR DERMOKOZMETIKË

ITALMED N.T.SH është kompani farmaceutike që kujdeset për regjistrimin, marketingun dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike dhe dermokozmetike evropiane në zonat ku operon. ITALMED është përfaqësues ekskluziv i disa brendeve të njohura ndërkombëtare, kryesisht nga Gjermania dhe Italia.

ITALMED N.T.SH shpall pozitën vakante:

Përfaqësues/e Mjekësor/e për Dermokozmetikë

Kualifikimet dhe kriteret:

  • Të ketë diplomë universitare në Farmaci, Mjekësi ose në fusha të ngjashme;
  • Përvojë pune si përfaqësues/e mjekësor/e përbën përparësi;
  • Përvojë ose njohuri në fushën e dermokozmetikës përbën përparësi;
  • Të ketë aftësi të mira prezantuese dhe komunikuese;
  • Të ketë aftësi për të ndërtuar dhe zhvilluar marrëdhënie profesionale me mjekë, dermatologë dhe farmacistë;
  • Të jetë person i organizuar, komunikues, i përgjegjshëm dhe i orientuar drejt rezultateve;
  • Të ketë aftësi të mira negociuese dhe bashkëpunuese;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë gatishmëri për punë në terren.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Prezantimi dhe promovimi i produkteve dermokozmetike tek mjekët, dermatologët dhe farmacistët;
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me profesionistët shëndetësorë;
  • Përfaqësimi i brendeve të kompanisë në mënyrë profesionale dhe në përputhje me standardet e tyre;
  • Realizimi i vizitave të rregullta në terren dhe prezantimi i produkteve;
  • Pjesëmarrja në trajnime, konferenca, evente dhe aktivitete të ndryshme promocionale;
  • Monitorimi i tregut dhe mbledhja e informatave relevante nga terreni;
  • Përgatitja e raporteve të vizitave dhe aktiviteteve sipas kërkesës;
  • Kontributi në realizimin e objektivave të marketingut dhe zhvillimin e brendeve dermokozmetike.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected], me subjekt “Përfaqësues/e Mjekësor/e për Dermokozmetikë”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune