Supervisor / Mbikëqyrës Tereni (5), Promotere për Markete (8), Promotere për Bare (HoReCa)

BuzzyBee
15.10.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNËS

BuzzyBee Solutions shpall konkurs për plotësimin e pozitave të mëposhtme:

  • Supervisor / Mbikëqyrës Tereni (5 Pozita)
  • Promotere për Markete (Retail) (8 Pozita)
  • Promotere për Bare (HoReCa) (4 Pozita)

Rreth pozicionit të Promotereve:

  • Pagesë ditore mbi mesataren e tregut
  • Orar i përshtatshëm pune (4 orë në ditë) – ideal për studentë/e
  • Aktivitetet zhvillohen në të gjitha qendrat kryesore të Kosovës

SUPERVISOR (MBIKËQYRËS TERENI)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Analizon, mbikëqyr dhe drejton ekipin drejt arritjes së objektivave të kompanisë (shitje dhe promocione).
  • Menaxhon promoterët gjatë zhvillimit të aktiviteteve promocionale.
  • Mban evidenca dhe përpilon raporte mbi ecurinë e promocionit dhe sjelljen e blerësve.
  • Informon në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet në teren.
  • Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun, etj.).
  • Raporton në baza ditore pranë departamentit të Marketingut dhe Shitjes.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të paktën 2 vite përvojë pune si Supervisor.
  • Mosha mbi 20 vjeç.
  • Person i shkathtë, i vetë-motivuar dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese.
  • Njohje e mirë e sektorit Retail dhe HoReCa.
  • Të zotërojë leje drejtimi (patentë shofer) të kategorisë B.

PROMOTERE

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Realizimi i promocioneve me orare të ndryshme sipas planifikimit të aktiviteteve në të gjitha qytetet e Kosovës.
  • Prezantimi i produkteve dhe informimi i konsumatorëve mbi fushatat promocionale.
  • Pjesëmarrje aktive në promovimin e produkteve në teren.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Mosha mbi 20 vjeç.
  • Të ketë përfunduar së paku shkollën e mesme.
  • Aftësi të shkëlqyera prezantuese dhe komunikuese me konsumatorët.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.
  • Përvoja e mëparshme në fushën e promocionit ose shitjes përbën përparësi.

MËNYRA E APLIKIMIT

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar përmes e-mail-it:

  • CV-në dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore (të mesme apo universitare).
  • Nëse nuk keni një CV: Mund të dërgoni vetëm Emrin, Mbiemrin, Vendbanimin, Numrin e telefonit si dhe një Foto.

Konkontaktet për aplikim:

Afati i aplikimit: Konkursi mbetet i hapur deri më 15/10/2025, ora 16:00

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune