Specialist/e Marketingu, Shitjesh dhe Zhvillimi Biznesi për HRBIS (Prishtinë)

Business Integration Solutions
26.10.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

Pozicioni: Specialist/e Marketingu, Shitjesh dhe Zhvillimi Biznesi për HRBIS në Prishtinë

Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë

Software HRBIS po zgjeron praninë e saj në Kosovë dhe kërkon një person ambicioz për promovimin, zhvillimin e tregut dhe mbështetjen e hapjes së zyrës sonë në Prishtinë.

BIS Business Integration Solutions është një kompani italo-shqiptare me mbi 11 vite përvojë në tregun e zgjidhjeve software për bizneset. Software HRBIS përpunon mbi 16,000 paga çdo muaj në Shqipëri dhe mbështet kompani në menaxhimin e burimeve njerëzore, pagave dhe proceseve të administrimit të stafit.

HRBIS është tashmë i pranishëm në kompani në Kosovë dhe është përshtatur sipas legjislacionit të Kosovës, duke ofruar një zgjidhje të gatshme për nevojat lokale të pagave dhe administrimit të burimeve njerëzore.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Promovimi i HRBIS në tregun e Kosovës
  • Identifikimi, kontaktimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientë potencialë
  • Prezantimi i zgjidhjes software, organizimi i demonstrimeve dhe ndjekja e ofertave
  • Menaxhimi i procesit të shitjes, nga kontakti i parë deri në mbylljen e marrëveshjes
  • Zhvillimi i partneriteteve lokale dhe mbështetja e rritjes së pranisë së HRBIS në Prishtinë

Kualifikimet që kërkojmë:

  • Të paktën 2 vite përvojë në shitje, marketing ose zhvillim biznesi B2B
  • Preferohet përvojë në shitje të zgjidhjeve software, programeve të pagave ose zgjidhjeve për burime njerëzore
  • Aftësi të mira në prezantim, negocim, ndërtim marrëdhëniesh me klientët dhe mbyllje shitjesh
  • Aftësi për të identifikuar mundësi të reja, për të organizuar takime dhe për të ndjekur në mënyrë të pavarur klientët potencialë
  • Njohje e mirë e tregut të bizneseve në Kosovë dhe e nevojave të kompanive private
  • Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën shqipe dhe njohje e mirë e gjuhës angleze
  • Preferohet, por nuk është e detyrueshme, njohja e gjuhës italiane
  • Diplomë në ekonomi, marketing, menaxhim, teknologji informacioni ose fushë të ngjashme është avantazh

Ofrojmë një mundësi unike për të qenë pjesë e zgjerimit të HRBIS në Kosovë, me pagë bazë plus përqindje mbi shitjet, si edhe mundësi reale për rritje profesionale bashkë me kompaninë.

Nëse ke aftësi të mira komunikimi, orientim drejt rezultateve dhe dëshirë për të ndërtuar tregun e një zgjidhjeje të konsoliduar software, dërgo CV-në tënde në: [email protected]

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune