Punëtor në Depo (Miradi e Epërme, Fushë Kosovë)

Devolli Group
16.10.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

KONKURS PËR PUNË – PUNËTOR NË DEPO

Devolli Group Shpk shpall konkurs për pozitën:

  • Punëtor në Depo

Lokacioni: Miradi e Epërme, Fushë Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranimi, sistemimi dhe organizimi i mallrave në depo;
  • Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve dhe materialeve;
  • Përgatitja e porosive sipas kërkesave dhe dokumentacionit përkatës;
  • Kontrollimi i sasisë dhe gjendjes së produkteve gjatë pranimit dhe daljes nga depoja;
  • Vendosja dhe ruajtja e produkteve në lokacionet përkatëse;
  • Mbajtja e rregullit dhe pastërtisë në hapësirat e depos;
  • Pjesëmarrja në inventarizime dhe kontrolle të stokut;
  • Respektimi i procedurave të sigurísë dhe rregullave të punës;
  • Kryerja e detyrave të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Përvojë pune në depo është përparësi;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë;
  • Aftësi fizike për kryerjen e detyrave të punës në depo;
  • Gatishmëri për punë me orar të ndryshueshëm, sipas nevojës së organizimit të punës.

Aplikimi:

CV-ja duhet të dërgohet në: [email protected] ose përmes butonit "Apliko këtu"
Afati i fundit për aplikim: 16.10.2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të rekrutimit.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

SHPALLJET QË SKADOJNË SOT
Shiko të gjitha
Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune