Mirëmbajtës, Punëtor në Prodhim, Punëtor në Fabrikë

TehnoBurimi
08.10.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
Kjo shpallje ka skaduar!
					 

TehnoBurimi SH.A. DD shpall vende të lira pune për pozitat:

MIRËMBAJTËS / PASTRUES – 1 Pozite

Kërkojmë një person të përgjegjshëm dhe të rregullt, i cili do të kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambienteve të kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të kompanisë;
  • Mban të pastra zyrat, hapësirat e përbashkëta, korridoret, tualetet dhe hapësirat e tjera të përcaktuara;
  • Kujdeset për pastërtinë dhe rregullin e vazhdueshëm të ambíenteve;
  • Përdor me kujdes pajisjet dhe mjetet e pastrimit;
  • Kujdeset për furnizimin dhe përdorimin racional të materialeve të pastrimit;
  • Raporton nevojat për materiale ose problemet e evidentuara gjatë punës;
  • Respekton rregullat e sigurisë dhe udhëzimet e kompanisë;
  • Kryen edhe detyra të tjera të mirëmbajtjes së përgjithshme sipas nevojës.

Kërkesat:

  • Përgjegjësi dhe korrektësí në punë;
  • Kujdes ndaj pastërtisë dhe higjienës;
  • Aftësi për organizimin e punës;
  • Gatishmëri për bashkëpunim;
  • Përvoja në punë të ngjashme përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme.

Ne ofrojmë:

  • Punësim të rregullt dhe afatgjatë;
  • Pagë konkurruese;
  • Kushte të mira dhe ambient të qëndrueshëm pune;
  • Mjetet dhe materialet e nevojshme për kryerjen e punës.

Vendi i punës: Mitrovice
Kontakti: +38348444806


PUNËTOR NË PRODHIM - 6 Pozita

Kërkojmë punëtorë të përgjegjshëm dhe të gatshëm për punë, për t’iu bashkuar ekipit tonë në procesin e prodhimit të elementeve të betonit.

Detyrat kryesore:

  • Punon në procesin e prodhimit të shtyllave dhe elementeve të betonit;
  • Përgatit dhe mbush kallëpet sipas procesit të përcaktuar të prodhimit;
  • Përdor makineritë, veglat dhe pajisjet e punës sipas udhëzimeve;
  • Kujdeset për cilësinë e punës dhe produktit;
  • Respekton rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Përdor pajisjet personale mbrojtëse gjatë punës;
  • Mban vendin e punës të pastër dhe të organizuar;
  • Raporton çdo problem, defekt apo rrezik te personi përgjegjës;
  • Bashkëpunon me kolegët dhe udhëheqësit për realizimin efikas të procesit të prodhimit.

Kërkesat:

  • Gatishmëri dhe aftësi për punë fizike;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe disiplinë në punë;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për të ndjekur udhëzimet e punës;
  • Aftësi për punë në ekip;
  • Përvoja paraprake në prodhim, ndërtimtari ose punë të ngjashme përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme.

Ne ofrojmë:

  • Punësim të rregullt dhe afatgjatë;
  • Pagë konkurruese;
  • Ambient të organizuar dhe të sigurt pune;
  • Pajisjet e nevojshme për punë dhe siguri;
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë procesit të punës;
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim brenda kompanisë.

Vendi i punës: Mitrovice

Kontakti: +38348444806


PUNONJËS NË FABRIKË – 1 pozite

Kërkojmë një person të përgjegjshëm dhe të gatshëm për punë, i cili do të kujdeset për larjen dhe pastërtinë e kamionëve, automjeteve dhe mjeteve të kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Kryen larjen dhe pastrimin e kamionëve dhe automjeteve të kompanisë;
  • Kujdeset për pastrimin e jashtëm dhe, sipas nevojës, të brendshëm të automjeteve;
  • Përdor me kujdes pajisjet dhe mjetet e autolarjes;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirës së autolarjes;
  • Përdor në mënyrë të përgjegjshme ujin dhe materialet e pastrimit;
  • Raporton çdo dëmtim ose problem të vërejtur në automjete gjatë pastrimit;
  • Respekton rregullat e sigurisë dhe udhëzimet e kompanisë;
  • Bashkëpunon me personat përgjegjës për organizimin e larjes së automjeteve.

Kërkesat:

  • Gatishmëri për punë fizike;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe kujdes në punë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Kujdes ndaj automjeteve dhe pajisjeve të kompanisë;
  • Përvoja në autolarje përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme.

Ne ofrojmë:

  • Punësim të rregullt dhe afatgjatë;
  • Pagë konkurruese;
  • Kushte të mira pune;
  • Pajisjet dhe materialet e nevojshme për kryerjen e punës.

Vendi i punës: Mitrovice
Kontakti: +38348444806 ose permes butonit "Apliko këtu"

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune