Teknik i Laboratorit të Betonit

TehnoBurimi
29.10.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

KONKURS PËR PUNËSIM

Pozita: Teknik i Laboratorit të Betonit

Tehno Burimi shpall konkurs për pozitën Teknik i Laboratorit të Betonit, për angazhim në kontrollin dhe testimin e cilësisë së betonit dhe materialeve përbërëse, në përputhje me standardet dhe procedurat e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Marrja dhe përgatitja e mostrave të betonit për testim;
  • Kryerja e testeve të betonit të freskët, përfshirë kontrollin e konsistencës (Slump Test);
  • Përgatitja, etiketimi dhe ruajtja e mostrave/kubëzave të betonit;
  • Kryerja e testimeve të rezistencës së betonit sipas afateve të përcaktuara;
  • Kontrolli dhe testimi i materialeve përbërëse të betonit sipas nevojës;
  • Evidentimi dhe dokumentimi i rezultateve të testimeve laboratorike;

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Shkollim i mesëm profesíonal ose kualifikim relevant teknik;
  • Përvoja në laborator betoni, fabrikë betoni ose sektorin e ndërtimit konsiderohet përparësi;
  • Njohuri bazë mbi betonin, agregatet dhe materialet ndërtimore;
  • Aftësi për përdorimin e pajisjeve laboratorike;
  • Saktësi dhe përgjegjësi në regjistrimin e rezultateve;
  • Patentë shoferi – Kategoria B, konsiderohet përparësi.

Çfarë ofrojmë

  • Punë në një kompani profesionale dhe të organizuar;
  • Ambient stabil dhe dinamik pune;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim;
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë procesít të punës;
  • Kushte pune në përputhje me përgjegjësitë e pozitës.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe të dhënat e kontaktit në:

Email: [email protected]
Tel: +383(0)48 444 806

Afati i fundit për aplikim: 30/09/2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune