Delta Security po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një profesionisti të motivuar, me aftësi të shkëlqyera në shitje, udhëheqje dhe zhvillim të marrëdhënieve me klientët, për pozitën:
MENAXHER I SHITJES (Sales Manager)
Përgjegjësitë kryesore:
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e portofolit të klientëve.
- Udhëheqja, motivimi dhe mbikëqyrja e ekipit të shitjes.
- Identifikimi i klientëve të rinj dhe zhvillimi i mundësive të biznesit.
- Bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë me departamentet e tjera për realizimin e objektivave të përbashkëta të kompanisë.
- Negocimi i ofertave dhe marrëveshjeve me klientët potencialë dhe ekzistues.
- Mbikëqyrja e rezultateve të shitjes dhe sigurimi i kujdesit cilësor ndaj klientëve pas shitjes.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Obligative: Përvojë relevante në pozita drejtuese në fushën e shitjes, menaxhimit të operacioneve dhe udhëheqjes së ekipeve komerciale.
- Aftësi të zhvilluara komunikimi, negocimi dhe prezantimi, aftësi organizative, analitike dhe orientim drejt rezultateve.
- Aftësi për hartimin e planeve të shitjes dhe përgatitjen e raporteve menaxheriale.
- Njohja e punës me kompjuter dhe aplikacioneve për menaxhimin e klientëve (CRM) përbën përparësi.
Çfarë ofrojmë?
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Ambient dinamik dhe bashkëpunues të punës.
- Pagë konkurruese dhe bonuse motivuese në funksion të arritjes së objektivave të shitjes.
Afati dhe forma e aplikimit: Afati i aplikimit është deri me 21.11.2026 Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 17:00 në zyrën qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Enver Maloku nr. 108/1 Bregu i Diellit (në objektin Furra Qerimi 1, kati III-të), Prishtinë, apo ti dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: [email protected]