
Në kuadër të rritjes dhe zgjerimit të vazhdueshëm të kompanisë, Siesta Comfort shpall konkurs për pozitën Shitëse në Showroom.
Kërkojmë një kandidate komunikative, të përgjegjshme dhe të motivuar, e cila do të bëhet pjesë e ekipit tonë dhe do të kontribuojë në ofrimin e shërbimit cilësor për klientët.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pritja, këshillimi dhe shërbimi profesional i klientëve.
- Prezantimi i produkteve dhe informimi mbi karakteristikat e tyre
- Realizimi i shitjeve dhe përmbushja e objektivave të përcaktuara.
- Pranimi, regjistrimi dhe përcjellja e porosive.
- Organizimi dhe mirëmbajtja e showroom-it.
Kualifikimet dhe kriteret:
- Përvoja në shitje përbën përparësi.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi organizative.
- Qasje profesionale dhe orientim drejt klientit.
Ne ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe motivues.
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.
Aplikoni duke dërguar CV-në dhe të dhënat tuaja për shqyrtim në numrin: 044 409 476 si dhe ne emailin: [email protected]