Shitëse / Arkatare

Drink House KS
28.11.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

Kërkojmë një person të përgjegjshëm, komunikues dhe të motivuar për pozitën Shitëse / Arkatare, e cila do të kujdeset për shërbimin ndaj klientëve, procesin e shitjes dhe menaxhimin e arkës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëpritja dhe ofrimi i shërbimit cilësor për klientët.
  • Prezantimi i produkteve dhe asistimi i klientëve gjatë blerjes.
  • Kryerja e pagesave dhe menaxhimi i saktë i arkës.
  • Kujdesi për sistemimin dhe rregullimin e produkteve në dyqan.
  • Kontrollimi i çmimeve dhe mirëmbajtja e hapësirës së punës.
  • Bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit për mbarëvajtjen e punës.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje korrekte me klientët.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Përvoja e mëparshme në shitje ose arkë është përparësi.
  • Njohja e punës me arkë dhe sistemet e pagesave përbën përparësi.

Lokacioni: Rr. Bau Bajden, Nr. 13, Ferizaj

Nëse jeni person energjik, i/e komunikueshëm dhe i/e gatshëm për punë, ju ftojmë të aplikoni për këtë pozitë!

Apliko tani përmes numrit kontaktues +383 49 444 417

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune