Liferues Malli

Meridian Corporation
30.11.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

Korporata Meridian është njëra ndër ndërmarrjet më të suksesshme në vend dhe njëherësh partner shumë serioz i brendeve më të fuqishme botërore të cilat distribuohen në Kosovë. Përkushtimi maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut janë elementet kyçe mbi të cilat punon Korporata Meridian. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Korporatës Meridian ju ftojmë të aplikoni për:

VEND TË LIRË PUNE:

Pozita: Liferues Malli

Lokacioni: Zyra Qendrore – Prishtinë, Zona Industriale 

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Eshte përgjegjës për transportimin e mallrave të aranzhuara në bazë të kërkesës dhe destinacionit të caktuar.
  • Eshte përgjegjës për sigurinë e pagesave ndaj mallit dhe përkujdeset që mjetet të dorëzohen në kompani në bazë të procedurave në fuqi.
  • Eshte përgjegjës për kthimin e ambalazheve dhe paletave sipas procedurave
  • Eshte përgjegjës të sigurohet se makina e kompanisë të drejtohet sipas standardeve dhe rregullave te komunikacionit,
  • Zbaton detyrat ditore dhe bashkëpunon me mbikëqyrësin që ato të kryhen në mënyrë efikase.

Kualifikimet Profesionale

  • Shkollimi i mesëm
  • I/e motivuar dhe ambicioz/e  
  • I përshtatshem në punë ekipore
  • Patente shoferi kategori “C”

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të elektronike në këtë adresë: [email protected] . apo përmes butonit të mëposhtëm “Apliko ketu”

Konkursi qëndron i hapur prej datës 30 Tetor, 2026 deri më 30 Nentor, 2026.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

SHPALLJET QË SKADOJNË SOT
Shiko të gjitha
Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune