Këshilltar/e i/e Shitjes (Malishevë)

Neptun
16.11.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

Neptun Kosova sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve elektroshtëpiake

Pozita: Këshilltar/e i/e Shitjes - Malishevë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Këshillon dhe asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve.
  • Realizon targetet e shitjes dhe ofron shërbim profesional ndaj klientëve.
  • Menaxhon organizimin, sistemimin dhe stokun e produkteve në dyqan.
  • Bën transportimin dhe dorëzimin e mallrave nga dyqani tek vendbanimet e klientëve me korrektësi dhe përgjegjësi.
  • Ndihmon në pranimin, paketimin dhe sistemimin e mallrave
  • Kujdeset për vendosjen e çmimeve, higjienën dhe promovimin e produkteve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme (diploma universitare përbën avantazh)
  • Përvojë pune në shitje me pakicë ose pozita të ngjashme
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit
  • Energjik/e i/e motivuar dhe me interes për teknologjinë dhe shitjen

Neptun Kosova sh.p.k ofron:

  • Trajnim të vazhdueshëm
  • Pagë të bazuar në merita dhe vlerësim performance si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  • Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në adresën elektronike: [email protected]
Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër - Pozita e punës për të cilën aplikoni.
Afati i aplikimit: 16.11.2026

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune