Udhëheqës i Mbushtores (Rahovec)

Stone Castle
03.12.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

StoneCastle Vineyards & Winery L.L.C. shpall konkurs për pozitën: 

  • UDHËHEQËS I MBUSHTORES

Vendi i punës: Rahovec

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizimi, planifikimi dhe mbikëqyrja e procesit të mbushjes së verës.
  • Menaxhimi dhe koordinimi i stafit të mbushtores.
  • Mbikëqyrja e funksionimit të linjave dhe pajisjeve të mbushjes.
  • Kontrollimi i cilësisë dhe standardeve të produktit gjatë procesit të mbushjes.
  • Mbikëqyrja e paketimit, etiketimit dhe përgatitjes së produkteve për depo.
  • Zbatimi i standardeve të higjienës, sigurisë në punë dhe sigurisë ushqimore.
  • Raportimi te menaxhmenti për mbarëvajtjen e procesit të punës.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:

  • Shkollim i mesëm, ndërsa përparësi kanë kandidatët me shkollim universitar në teknologji ushqimore, inxhinieri ose fusha të ngjashme.
  • Së paku 3 vite përvojë pune në menaxhimin ose mbikëqyrjen e proceseve të prodhimit, preferohet në industrinë ushqimore ose të pijeve.
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese.
  • Aftësi për udhëheqjen dhe koordinimin e stafit.
  • Njohuri mbi standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion.

Aplikimi: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:

[email protected] ose përmes butonit "Apliko këtu"

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

SHPALLJET QË SKADOJNË SOT
Shiko të gjitha
Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune