Shitëse / Menaxhere e Dyqanit (Full-Time)

Pristine Original
10.11.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

PRISTINE ORIGINAL kërkon një person të përgjegjshëm, të disiplinuar, komunikues dhe me interes për modën dhe streetwear-in, i cili do të kujdeset për funksionimin e përditshëm të dyqanit, shitjet dhe menaxhimin e porosive online.

ORARI I PUNËS
12:00 – 19:30
6 ditë në javë (e diela pushim)

DETYRAT KRYESORE

  • Shitja dhe prezantimi profesional i produkteve.
  • Komunikimi korrekt dhe i respektueshëm me klientët.
  • Menaxhimi i mesazheve dhe kërkesave përmes Instagramit, WhatsApp-it dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
  • Pranimi, përpunimi, paketimi dhe përcjellja e porosive online deri në dërgim.
  • Kontrollimi i disponueshmërisë së produkteve dhe përditësimi i gjendjes së stokut.
  • Mirëmbajtja e pastërtisë, rendit dhe organizimit të dyqanit sipas standardeve të PRISTINE ORIGINAL.
  • Kujdesi ndaj produkteve, inventarit dhe hapësirës së punës.
  • Menaxhimi i aktiviteteve të përditshme të dyqanit dhe respektimi i procedurave të kompanisë.

KËRKESAT

  • Njohje e mirë e gjuhës angleze.
  • Drejtshkrim i saktë dhe nivel i lartë i komunikimit me shkrim në gjuhën shqipe.
  • Aftësi për komunikim profesional, të qartë dhe korrekt në platformat digjitale.
  • Njohuri bazike të përdorimit të Instagramit, WhatsApp-it dhe sistemeve të porosive online.
  • Interes dhe njohuri bazike për modën dhe streetwear-in.
  • Përpikëri, disiplinë dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Modesti, respekt dhe gatishmëri për të pranuar udhëzime, vërejtje konstruktive dhe për të mësuar.
  • Qasje profesionale, pa arrogancë apo sjellje superiore ndaj klientëve dhe kolegëve.
  • Respektim i hierarkisë, përgjegjësive dhe kufijve të vendimmarrjes brenda kompanisë.
  • Disponueshmëri të plotë gjatë orarit të përcaktuar.
  • Gatishmëri për angazhim serioz dhe afatgjatë.

E RËNDËSISHME

  • Kjo pozitë kërkon prezencë të rregullt, përkushtim dhe respektim të plotë të orarit të punës.
  • Nuk mund të ofrojmë ndërrime apo zëvendësime të orarit për shkak të obligimeve personale, ligjëratave në fakultet apo angazhimeve të tjera të planifikuara.
  • Kërkojmë një person që e kupton se përgjegjësia, korrektësia, modestia dhe respekti janë pjesë e pandashme e profesionalizmit

OFROJMË

  • Pagë fikse: 600€ në muaj
  • Bonus shtesë në bazë të performancës dhe respektimit të standardeve të dyqanit.
  • Ambient pune modern dhe kreativ.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe angazhim afatgjatë.

APLIKIMI
Aplokoni ketu apo dërgoni CV-në tuaj përmes WhatsApp:

+383 44 11 88 20

PRISTINE ORIGINAL
Prishtinë, Kosovë

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune