Financiere (Prizren)

Elteco Group
30.11.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

ELTECO GROUP L.L.C.

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Pozita: Financiere

Vendi i punës: Lubizhdë, Prizren

Paga mujore: 1,000 €

Orari i punës: E hëne - E premte nga ora 08:00 deri 16:00

Elteco Group L.L.C. shpall konkurs për angazhimin e një financiereje në objektin e kompanisë në Lubizhdë, Prizren.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Regjistrimi, kontrollimi dhe administrimi i dokumentacionit financiar;
  • Evidentimi i faturave të blerjes dhe shitjes, pagesave dhe arkëtimeve;
  • Përcjellja dhe barazimi i llogarive me klientë dhe furnitorë;
  • Kontrollimi i transaksioneve bankare dhe i gjendjes së arkës;
  • Përgatitja dhe kontrollimi i dokumentacionit financiar për importe dhe eksporte, në bashkëpunim me agjentët doganorë dhe institucionet përkatëse;
  • Përgjegjësia për evidencën dhe dokumentacionin e depos doganore, përfshirë kontrollin e hyrjeve, daljeve dhe barazimin e gjendjes së mallrave;
  • Përgatitja e raporteve periodike financiare për menaxhmentin;
    Bashkëpunimi me kontabilitetin për përmbushjen e detyrimeve financiare dhe tatimore;
  • Ruajtja e saktësisë dhe konfidencialitetit të të dhënave financiare.

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara: 

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;
  • Mbi dy (2) vjet përvojë pune në fushën e financës ose kontabilitetit;
  • Njohuri të mira të procedurave financiare dhe legjislacionit tatimor në Kosovë;
  • Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Excel dhe programeve financiare;
  • Saktësi, integritet profesional dhe aftësi të mira organizative;
  • Aftësi për punë të pavarur dhe bashkëpunim në ekip.

Mënyra e aplikimit: Kandidatet e interesuara duhet të dërgojnë CV-në në emailin: [email protected]

Afati i aplikimit: 30.11.2026

Vetëm kandidatet e përzgjedhura në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune