Menaxher/e Dyqani, Zëvendës/e Menaxher/e Dyqani (Malishevë)

Neptun
17.11.2026
Ruaje
Më njofto para se të skadojë konkursi
Abonohu
					 

Neptun Kosova sh.p.k, pjesë e Balfin Group, e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake, shpall konkurs për plotësimin e 2 (dy) pozitave të lira të punës në Malishevë:

  • Menaxher/e Dyqani
  • Zëvendës/e Menaxher/e Dyqani

Menaxher/e Dyqani

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe mbikëqyr të gjitha operacionet ditore të dyqanit, duke siguruar funksionim efikas dhe organizim të mirë të punës.
  • Monitoron performancën e shitjeve dhe analizon rezultatet për arritjen e objektivave dhe targeteve mujore të kompanisë.
  • Kontrollon aktivitetet dhe lëvizjet ditore në dyqan, përfshirë stokun, inventarin dhe proceset operative, duke garantuar korrektësi dhe rregull.
  • Organizon, koordinon dhe mbështet ekipin e punës për rritjen e produktivitetit, bashkëpunimit dhe cilësisë së shërbimit.
  • Siguron eksperiencë pozitive për klientët përmes menaxhimit profesional të stafit dhe zgjidhjes efikase të ankesave.

Kualifikimet e kërkuara: Diplomë universitare në fushë relevante, minimum 3 vite përvojë pune në pozita menaxheriale ose udhëheqëse dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.


Zëvendës/e Menaxher/e Dyqani

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbështet menaxherin e dyqanit në organizimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve ditore.
  • Monitoron performancën e shitjeve dhe kontribuon në arritjen e targeteve mujore të kompanisë.
  • Kontrollon aktivitetet ditore në dyqan, përfshirë stokun, inventarin dhe proceset operative, duke garantuar korrektësi dhe rregull.
  • Organizon, koordinon dhe motivon ekipin e punës për rritjen e produktivitetit dhe cilësisë së shërbimit ndaj klientëve.
  • Siguron eksperiencë pozitive për klientët përmes komunikimit efektiv dhe zgjidhjes efikase të ankesave.

Kualifikimet e kërkuara: Diplomë universitare në fushë relevante, minimum 3 vite përvojë pune në menaxhim ose mbikëqyrje të pikës shitëse dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.

Neptun Kosova sh.p.k ofron:

Trajnim të vazhdueshëm, pagë të bazuar në merita dhe vlerësim performance, bonuse për arritjen e objektivit mujor, ambient modern pune dhe mundësi zhvillimi karriere.

Mënyra e aplikimit

Aplikantët e interesuar duhet ta dërgojnë CV-në në adresën elektronike: [email protected] ose përmes butonit "Apliko këtu"

Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër – Pozita e punës për të cilën aplikohet.

Afati i aplikimit: 17.11.2026

Të gjitha aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë, në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kontakt
Copyright © 2026 - OfertaPune