KATËR PËRFITIME NGA PUNA ME GJYSMË ORAR

Përgjegjësitë në punë nuk dallojnë, qoftë nëse punohet me gjysmë orar ose me orar të plotë. Dallimi qëndron tek orët që kalohen duke punuar. Ka shumë kompani që ofrojnë punë me gjysmë orar për shumë pozita të punës. Këtu vlen të theksohen punët si dizajni, juridiku, punët me rrjete sociale apo edhe punë në bamirësi. Duke bërë punë me gjysmë orar, ju mund t’i balanconi edhe përgjegjësitë e tjera të jetës, shkruan Akademi Pune.

Fillimisht, ka shumë gjëra që duhet t’i keni parasysh kur vendosni të zgjedhni nëse dëshironi të bëni punë me gjysmë orar.

  • Zgjedhjet personale
  • Prioritetet financiare
  • Aftësitë që zotëroni 
  • Kontributi

Nëse jeni prej atyre njerëzve që dëshironi të fitoni njohuri, t’i ndihmoni të tjerët dhe në të njejtën kohë të punoni e fitoni të ardhura, një punë me gjysmë orar do të ishte shumë e dobishme, shkruan CharityJob, përcjellë KosovaJob.

Më poshtë ju sjellim 4 përfitime që vijnë nga puna me gjysmë orar:

1. Kohë shtesë për t’u marrë me diçka tjetër

Kur punohet me orar të plotë – nuk mbetet edhe shumë kohë dhe energji për t’u marrë me ndonjë aktivitet tjetër. Në një punë me gjysmë orar, do të keni më shumë kohë të merreni edhe me aktivitete tjera të ndryshme.

2Rrugë drejt mundësive të avancuara

Puna me gjysmë orar mund t’iu çojë drejt përfitimeve të mëdha. Nëse dini të zgjedhni mirë punën tuaj, do të jeni në gjendje të përmirësoni aftësitë dhe ekspertizën tuaj në fushën që dëshironi. Për më tepër, shumë mundësi mund të shfaqen gjatë rrugë sepse e çoni veten drejt një ambienti të duhur të punës.

Shumë shpesh, bizneset, organizatat apo institucionet e ndryshme punësojnë punëtorë me gjysmë orar sepse atyre iu nevojitet dikush për një punë të caktuar. Kjo ua lehtëson kyçjen në një pozitë pune dhe ambient të caktuar të punës. Kur një punëdhënës e vëren talentin tek ju, atëherë mundësi të reja do të paraqiten.

3. Më pak stres, më shumë fleksibilitet

Puna me orar të plotë mund të jetë shumë e lodhshme. Studimet tregojnë se stresi është një faktor që çon drejt depresionit. Punët me gjysmë orar mund të zvogëlojnë stresin sepse ju do të punoni më pak dhe nuk është e nevojshme të merreni më punë gjatë gjithë ditës.

4. Menaxhimi i kohës

Çka e bën edhe më të mirë punën me orar të pjesshëm është fakti se do ta menaxhoni kohën më mirë. Duke punuar me gjysmë orar, ju thjesht nuk qëndroni në një vend,  ju do të doni të eksploroni edhe mundësi të reja që të punoni për më shumë se një punëdhënës. Kjo iu bën të fitoni njohuri dhe aftësi edhe në fusha të tjera.

Uncategorized