KATËR PUNË INTERESANTE PËR NJERËZIT QË E DUAN USHQIMIN

Të gjithë ata njerëz të cilët e duan ushqimin dhe e kanë pasion gatimin, mund ta shndërrojnë atë dashuri në një karrierë të suksesshme. KosovaJob ju përcjellë disa profesione të cilat nuk kërkojnë ndonjë arsimim apo kualifikim zyrtar dhe janë shumë të përshtatshme për ata që duan edhe ndryshim në karrierë. Disa prej tyre mund të mos e keni ditur se ekzistojnë. Ata që e kanë pasion kuzhinën, do t’i shohin edhe si shumë argëtuese këto punë, shkruan Akademi Pune.

1. Kuzhinier personal

Nëse keni dëshirë të gatuani për të tjerët por nuk iu pëlqen të punoni në mjedise si restaurantet, atëherë karriera si kuzhiner personal mund të jetë ideale për ju. Kuzhinierët personal krijojnë një meny të posaçme për klientët dhe pranojnë porosi. Kuzhinierët personal shkojnë gjithashtu nëpër shtëpitë e klientëve dhe përgatisin aty. Nëse si klient keni ndonjë familje që është më e zënë me punë, atëherë ka kuzhinierë që mund të përgatisin ushqime për të gjithë javën, ushqime  të cilat mund të ngrihen dhe të nxehen përsëri. Ideale do të ishte nëse specializoheni në një lloj gatimi, si p.sh gatime për veganët, kjo mund t’iu veçojë nga kuzhinierët e tjerë.  

Aftësitë e nevojshme: Përpos pasionit për gatimin, duhen edhe aftësi për t’u marrë me klientë, duke i përshtatur gatimet sipas dëshirave të tyre. Duhet po ashtu t’i kushtoni shumë rëndësi edhe sigurisë ushqimore. Nëse jeni duke punuar me klientë të shumtë, aftësitë e mira të menaxhimit të kohës janë thelbësore për të balancuar gatimin dhe shpërndarjen e ushqimit për shumë njerëz.

2. Cicëron për restaurante ushqimi

Nëse jeni prej atyre njerëzve që miqtë gjithmonë e pyesin se cili është restauranti më i mirë në qytet, apo jeni vazhdimisht në rrjedha me hapjet e reja të restauranteve dhe keni informacione se ku mund të jetë ushqimi më i mirë, atëherë konsiderojeni karrierën si cicëron (guide) për restaurantet më të famshme të ushqimit në një qytet.

Kur njerëzit vizitojnë një qytet të ri, ata duan t’i shoqërojë një person me përvojë që t’i njoftojë me vendin përreth. Nëse keni shpirt ndërmarrësi, konsideroni mundësinë për të hapur kompaninë tuaj në këtë fushë.

Aftësitë e nevojshme: Për ta bërë këtë punë, duhet të jeni person komunikativ dhe që ka eksploruar vende. Kjo është e domosdosshme për këtë pozitë sepse do të jeni në qendër të vëmendjes. Sensi i humorit është një plus i madh. Duhen gjithashtu edhe aftësi për të krijuar raporte të mira me grupin që ata të ndjehen të qetë dhe rehat.

3. Djathshitës

Ndonëse emri i kësaj pozite mund të tingëllojë paksa komik, në rast se keni dashuri për produktet e qumështit, kjo mund të jetë një mundësi për karrierë serioze. Të gjitha dyqanet, kanë nevojë për njerëz me ekspertizë që mund të përcaktojnë se cilat djathëra janë më të mirë për t’u blerë dhe kur rekomandohet të blihen. Djathshitësit sigurohen që gjithmonë të jenë të pajisur me shumëllojshmëri djathi dhe të punojnë direkt me furnizuesit, të tilla si fermat e vogla të qumështit ose shpërndarësit e mëdhenj ndërkombëtarë. 

Për ta realizuar këtë punë, kërkohen njohuri të gjëra të djathit. Ekzistojnë programe formale trajnimi por ato nuk janë të domosdoshme për të kërkuar një vend pune në këtë fushë.

Aftësitë e nevojshme: Njohuri të mira rreth djathërave dhe gjithashtu qëndrueshmëri fizike – kjo punë shpesh përfshin përkulje, tërheqje dhe shtytje të rrotave të djathit – çka mund të peshojë shumë.

4. Testues recetash

A e keni menduar ndonjëherë se si realizohen recetat nga librat më të mirë të gatimit apo revistat? Krijimi i një recete deri tek shtypja e saj kërkon shumë eksperimentim. Botuesit e recetave mbështeten në testime detajiste të ushqimit- duke u siguruar që temperatura e gatimit e zgjedhur të jetë më e mira, duke u siguruar që receta është e shkruar mirë dhe është e kuptueshme si dhe duke kontrolluar dyfish të gjitha masat e përbërësve, që ushqimi të mos përfundojë shumë i kripur ose i butë.

Aftësitë e nevojshme për ketë profesion: Saktësi, precizitet dhe një mendje kurioze. Nevojitet një kuzhine me të gjitha pajisjet e nevojshme për t’i testuar të gjitha recetat.

Uncategorized