MF e pezullon menaxheren e prokurimit | Oferta Pune
6173

MF e pezullon menaxheren e prokurimit

Ministria e Financave, me anë të një komunikate, ka njoftuar se, pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) për heqjen e licencës së menaxheres së Zyrës së Prokurimit në Ministrinë e Financave, Elmaze Xhema, si masë të përkohshme ka marrë vendimin për pezullim e saj të përkohshëm nga pozita, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga OShP.

Për ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të Zyrës së Prokurimit caktohet shefi i Divizionit të shërbimeve të përgjithshme Berat Nuredini, thuhet në njoftim.